Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Ministria e Brendshme kundër PD-së për emërimin e Agim Hysit

Lapsi.al 28 March 2018
Ministria e Brendshme kundër PD-së për emërimin e Agim Hysit

Sipas Ministrisë së Brendshme, Agim Hysi nuk është emëruar drejtor i SHÇBA por zv. drejtor i saj.

Në një reagim zyrtar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Brendshme shprehet se Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie, vërtetim nga Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ka dorëzuar rregullisht formularin e Vetë-deklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të gjitha këto përpara se të emërohej në detyrën që mban aktualisht.

Sot deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se me emërimin e Hysit në krye të SHCBA dëmtohet procesi i vettingut në polici, pasi sipas tij Agim Hysi ka qenë ish-gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër dhe është shkarkuar nga KLD për shkelje.

Ish-kryeministri Berisha e ka kundërshtuar që në fillim këtë emërim.

REAGIMI I MB: 

Lidhur me deklaratën e radhës së PD-së, përmes së cilës tentohet të hidhet baltë mbi procesin e Vetting-ut në Polici, i cili pas miratimit të bazës ligjore brenda pak ditësh do të nisë zbatimin, sqarojmë se:

Z.Agim Hysi nuk është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ai është Zv/drejtor i Përgjithshëm, i komanduar përkohësisht prej datës 16 mars 2018, me qëllim sigurimin e funksionimit normal administrativ të institucionit, në kushtet e mungesës për momentin të një Drejtori të Përgjithshëm.

Ndërkohë prej datës 16 mars ka nisur procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e Drejtorit të ri të SHÇBA-së dhe shumë shpejt është drejt finalizimit.

Sjellim në vëmendjen e publikut gjithashtu se përveç të shkuarës si gjyqtar, z.Hysi ka shërbyer si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në vitet 2011-2012, si dhe pranë Zyrës së Avokatit të Shtetit deri në emërimin e tij si Zv/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA. Nënvizojmë se nuk kishte dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që z.Hysi të emërohet apo të qëndrojë në këtë detyrë. Agim Hysi është pajisur me certifikatë sigurie, vërtetim nga Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ka dorëzuar rregullisht formularin e Vetë-deklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të gjitha këto përpara se të emërohej në detyrën që mban aktualisht.

Duke iu përgjigjur interesit të medias dhe në respekt të opinionit publik, mbi bazën e Ligjit “Për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”, sqarojmë se edhe vetë SHÇBA-ja do të jetë objekt i këtij ligji, përfshirë zotin Hysi.

Vettingu është dëshmia e qartë e vullnetit tonë për të ndërtuar institucione të forta, me njerëz me integritet, për të konsoliduar Agjencitë ligj zbatuese dhe për t’i barazuar me standardet europiane.

Të këshilluara

Aksident në Levan, pesë të plagosur

Pesë shtetas kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në aksin Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, aks i njohur për aksidente të shumta. Ngjarja ndodhi rre...

16:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI