Flash

Ironia e Patozit: I lutem Zotit që Luli të na falë...

Lapsi.al 26 March 2018
Ironia e Patozit: I lutem Zotit që Luli të na falë...

Nga Astrit Patozi

E falenderojmë nga zemra Lulzim Bashën se qenka treguar shpirtdhembshur dhe na paska dhënë mundësi të reflektojmë dhe kërkojmë falje publikisht që nuk kemi bërë të njëjtën gjë me të, kur na ka ardhur rasti. Gabimet tona të mëdha kanë sjellë pasoja të rënda për Partinë Demokratike, që nga zgjedhjet lokale të vitit 2015 e deri tek marrëveshja e famshme e 18 majit, e cila u pasua me humbjen katastrofike të 25 qershorit.  Për gjithë sa ka ndodhur dhe për suksese të ngjashme në të ardhmen ne sigurisht që duhet të mbajmë përgjegjësi të plotë.  Por nganjëherë ndodhka që disfatat zgjedhore nuk qenkan e keqja më e madhe për një forcë politike. Sot arritëm më në fund të kuptojmë se të mos i japësh tjetrit mundësinë për të reflektuar, dhemb shumë më tepër se çdo humbje elektorale. Ndaj të prekur në thellësi të ndërgjegjes sonë, pasi dëgjuam fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike para të përndjekurve politikë, i japim atij fjalën e nderit se nuk do ta përsërisim më kurrë fajin tonë, që i ka shkaktuar atij aq shumë vuajtje shpirtërore. Për të mos thënë pastaj, që shumë prej nesh janë që tani të gatshëm të japin edhe jetën vetëm që Lulzim Basha të reflektojë i qetë dhe i pashqetësuar për mëkatet tona të vazhdueshme. Duke falenderuar edhe një herë Zotin që na e mundësoi ta kishim në krye, mbetemi me shpresë se ndjesa dhe lutja jonë një ditë do të pranohen.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI