Flash

Paralajmërimi i ministres Gjonaj: Para drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë e përfituar tituj pronësie

Lapsi.al 26 March 2018
Paralajmërimi i ministres Gjonaj: Para drejtësisë të

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë në një konferencë për shtyp para mediave ditën e sotme. Ajo ka folur për sekuestrimin e pronave në bregdetin shqiptar dhe abuzimet me pronat në të.

Gjonaj theksoi se kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme abuzimesh në bregdet me procesin e ndarjes dhe regjistrimin e tokës në fshat me pajisjen e aktit të marrjes së tokës në pronësi.

“U dhanë toka bujqësore, zona e rërës së plazheve, kënetat, ligatinat dhe moçalet e ultësirës, duke kthyer tokat e pafrytshme në toka bujqësore, është abuzuar me prona që kanë qenë poligone ushtarake apo edhe monumente kulture. Do mbahen kështu deri në verifikimin e titujve të lëshuar, ky vendim nuk ka si qëllim të bllokojë pronarët e ligjshëm, por vetëm grabitësit e tokës dhe abuzuesit e ligjit, rëra dhe plazhet e kthyer si tokë bujqësore nuk mund të legjitimohen. Duke lejuar regjistrimin do të bëheshim bashkëpunëtorë të një krimi para syve të të gjithëve dhe do i lejonim vazhdim zinxhirit kriminal. Skemat kriminale të zbuluara në Lezhë dhe Kavajë janë shembulli më i qartë i modelit të ndjekur nga abuzuesit dhe diktojnë urgjencën për të vepruar. Pezullimi është vetëm një masë e përkohshme që do tu lejojë institucioneve të verifikojnë titujt e lëshuar gjatë bregdetit dhe të ndajë njëherë e mirë pronarët e ligjshëm nga hajdutët e pronave. Do çojmë para drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë dhe përfituar tituj të pronësisë në mënyrë të paligjshme” - tha ajo.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI