Flash

Ambasadori amerikan Donald Lu 'refuzon' ftesën e Ramës, dërgon përfaqësuesen e tij

Lapsi.al 26 March 2018
Ambasadori amerikan Donald Lu 'refuzon' ftesën e Ramës,

Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka prezantuar strategjinë kombëtare të energjisë. Në këtë takim ai kishte ftuar edhe ambasadorin amerikan Donald Lu, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në këtë prezantim të Ramës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Megjithatë mungesën e tij, Lu ka dërguar përfaqësuesin e tij, Catherine Johnson e cila ka përcjellë mesazhet e ambasadorit.

Si fillim ajo ka kërkuar ndjesë për mos pranimin e Lu në këtë takim, duke bërë me dije se ai ka pasur një situatë emergjente në ambasadë.

“Kemi patur një situatë emergjente, ndaj ai nuk mundi të ishte në mbledhjen e sotme. Më lejoni dhe njëherë të përsërisë deklaratën nga FMN, e cila ka thënë se Shqipëria mund të marrë fonde duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese në energji”, - deklaroi Catherine Johnson përfaqësuese në USAID.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI