Flash

Kokaina e Durrësit/ Berisha flet për shkresën që iu dha drejtorit të portit Artjan Qirici

Lapsi.al 26 March 2018
Kokaina e Durrësit/ Berisha flet për shkresën që iu dha

Ish kryeministri Berisha ka treguar me detaje përpjekjet që u bënë, sipas tij, për të kaluar kontenierin me kokainë në Portin e Durrësit. Në një status në Facebook, Berisha flet për urdhrin që erdhi për drejtorin e portit të Durrësit, Artjan Qirici, që nuk pranoi të shkelë procedurat për kontenierin. Sipas Berishës ekziston një shkresë e urdhrit për zhvendosjen e kontenierëve që iu dha Drejtorit të Portit, Artjan Qiricit gjatë ditëve që kokaina mbahej e bllokuar në port. Këtë dokument, që do të provonte përpjekjet për të fshehur kokainën, Berisha thotë se e ka Artjan Qirici.

"Drejtori i Portit, Qirici u shkarkua sepse ai refuzoi te firmose shkresen, me te cilen urdherohej kalimi ne Kalaten 3 i te gjithe konteinereve perfshire ketu edhe konteinerin qe mbane 180 milion euro droge qe ndodheshin ne Kalaten 4. Kjo behej me qellimin e vetem qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te largoheshin nga syri i publikut dhe atje te ndermerreshin veprimet per rrembimin e droges. Per kete qellim Qirici brenda 3 oresh u zevendesua me Afrim Bakaj, njeriun me konfident te Rames dhe Gjushit me qellim realizimin e operacionit.

Por nga ky operacion u hoq dore sapo u mesua se drejtori Qirici kishte marre me vete kopjen e shkreses qe i kerkohej te firmoste" shkruan Berisha, që i qëndron bindjes se kontenieri me kokainë u kap si pasojë e kontrollit të kompanisë Rapiscan, punonjësi i së cilës nuk pranoi të shkelë procedurat, por raportoi menjëherë për mallin që pikasi skaneri.

Në të vërtetë shkarkimi i Artjan Qiricit nga detyra ka ndodhur në datën 23 shkurt, pra 5 ditë para se 613 kilogramë kokainë të bllokoheshin në Maminas. Urdhri për zëvëndësimin e Qiricit erdhi si "rrufe në qiell të hapur", raportuan mediat ato ditë.

Ja çfarë shkruajnë gazetarët e Durrëslajm për shkarkimin e Qiricit, para se të dilte lajmi për superngarkesën e kokainës.

 

"Ai e nisi si gjithnjë ditën e punës me axhendën e zakonshme, madje paradite mori pjesë në analizën e punës gjatë vitit 2017 të Forcës së Sigurisë Portuale, i shoqëruar nga prefekti i qarkut të Durrësit Roland Nasto dhe drejtori i FSP-së, Sokol Sula.

Madje pas takimit, Qirici dha dhe një deklaratë për mediet, gjë që vërteton se ai nuk kishte aspak dijeni për largimin e tij nga detyra pas vetëm 4 muajsh në krye të portit më të madh në vend.

Pas analizës vjetore të FSK-së, që është pasqyruar edhe nga Autoriteti Portual i Durrësit (duke iu referuar Qiricit si drejtori ekzekutiv i portit), ai është nisur drejt Tiranës, pa ditur se kjo e sotmja do të ishte dita e fundit në detyrë.

Burime për DurrësLajm bëjnë të ditur se as Qirici dhe asnjë nga vartësit e tij në port nuk ishin në dijeni të këtij vendimi të çuditshëm të Tiranës zyrtare, vetëm 4 muaj pas emërimit të tij në këtë post, në tetor të vitit 2017.

Asnjë detaj nuk është bërë publik nga shkarkimi nga detyra i Qiricit, ndërkohë që në vend të tij është emëruar ish-drejtori i AKU-së Afrim Bakaj"

Edhe njëherë tjetër, ish kryeministri përfshin në këtë çështje vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën si të përfshirë në trafikun e kokainës.

"Pasi filloi gjithe porti te flase per klanin prites Edi dhe Olsi Rama dhe porti te mbaje ere droge, konteinerin me rrisk, por jo drite te kuqe, jane detyruar qe 9 dite pas shkarkimit ta nisin ne oren 2:00 te mengjesit per te kaluar skanerin dhe derguar drejt desitnacionit" shkruan ish kryeministri.

Bazuar në këto të dhëna, Berisha ka disa pyetje për kryeministrin Rama:

1- Kush urdheroi qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te kalonin nga kalata 4 ne kalaten 3 dhe cili ishte qellimi i ketij kalimi?

2- Pse shkarkove me urgjence drejtorin e portit Qirici dhe pse nuk tregon arsyet e ketij shkarkimi? Apo ke frike nga shkresa qe ai disponon dhe qe refuzoi te firmose?

3- Pse mashtrove shqiptaret dhe paraqit operacionin si sukses te policise dhe doganave shqiptare? Nderkohe qe droga nuk u zbulua as nga policia dhe as nga dogana por vetem nga punonjesi i turit te kompanise private amerikane, te cilit nuk ju dha asnje informacion paraprak!

4- Pse mohove publikisht informacionet nderkombetare dhe pse u mbajt 9 dite ne kalate konteineri me 613 kg droge?

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI