Flash

Aksidenti me dy fëmijë të vdekur, Krimet e Rënda ngrenë dyshime për korrupsion

Lapsi.al 26 March 2018
Aksidenti me dy fëmijë të vdekur, Krimet e Rënda ngrenë

Aksidenti tragjik i Qerretit, ku humbi jetën Aliçe, 3 vjeç, dhe vëllai i saj Dritani, 5 vjeç, vazhdon të konsiderohet një histori e pambyllur për Prokurorinë. Megjithëse Prokuroria e Tiranës i konsideroi të plota hetimet për ngjarjen tragjike të majit të vitit 2016, duke dërguar si të pandehur 4 kolaudues të rrugës Durrës-Kavajë, një prokurori tjetër, ajo e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar te Krimet e Rënda në Tiranë, pjesën e dytë të kësaj dosjeje për hetime të mëtejshme.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas burimeve të sigurta të Top Channel, ka regjistruar çështjen për dyshimet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, përderisa aksi pranë një pike karburanti u certifikua si i kalueshëm nga Autoriteti Rrugor. Kjo gjë ndodhi atëherë, kur në të vërtetë në këtë rrugë mbrojtëset anësore metalike nuk ishin të standardizuara dhe nuk ishte mbyllur hapësira lidhëse me një pikë karburanti.

Në dosjen e parë, Prokuroria deklaroi se dy fëmijët, të cilët po udhëtonin së bashku me të ëmën për të takuar babain në burg, u vranë për faj të kushteve të rrugës dhe jo për shkak të mbishpejtësisë.

Prokuroria konstatoi asokohe se, nëna e dy fëmijëve, e cila mbeti e plagosur, nuk kishte shkelur asnjë rregull të Qarkullimit Rrugor, por se aksidenti i Qerretit ndodhi pasi autoritetet shtetërore kishin lejuar që ky aks të përdorej jashtë çdo kushti të sigurisë për jetën./tch

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI