Flash

Vendimi i Bashkisë: Këto do të jenë 8 rrugët e reja për parkim me pagesë në kryeqytet

Lapsi.al 24 March 2018
Vendimi i Bashkisë: Këto do të jenë 8 rrugët e reja

Bashkia Tiranë parashikon që të shtojë disa rrugë të reja në kryeqytet që do të shërbëjnë si parkime me pagesë dhe do të administrohen nga kompania në varësi të saj, Tirana Parking. Siç shpjegohet në relacionin e miratuar për këtë qëllim, zgjerimi i rrugëve që do të shërbejnë për parkim me pagesë erdhi pasi si rrjedhojë e shtimit të korsive të biçikletave, Tirana Parking humbet të drejtën e administrimit të vendparkimeve në një seri rrugësh që aktualisht janë në proces korsie bicikletash si: Bulevardi Deshmoret E Kombit (Seg.Blv. Gjergj Fishta- Rr.Myslym Shyri), Rruga Dibres ( Seg. Qender- Farmacia I0).

Edhe vendparkimet e administruara nga Tirana Parking ne rruget e cituara më poshtë, thotë relacioni, jane parashikuar për tu kthyer në korsi bicikletash në vitin 2018 si :

  • Rruga “Ibrahim Rugova” (segmenti “Abdyl Frashri”- Rruga “Lek Dukagjini”)
  • Rruga “Hoxha Tahsin” (segmenti “Sheshi Avni Rustemi”- Rruga “Bardhyl”)
  • Rruga “Muhamet Gjollesha” (segmenti “Blv. Gjergj Fishta”·· Zogu Zi)
  • Rruga “Kavajës” (segmenti “21-shi”- Fabrika e Bukës)
  • Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti “Bajram Curri”- Rruga “Sheshi Willson”)
  • Rruga “Abdyl Frashri” (segmenti “Biv.Deshmoret e Kombit”-“Sheshi Willson”)
  • Rruga “Dëshmorët e katër shkurtit” (segmenti “Sheshi Willson”-Dora D’Istria).

Për rrjedhojë, Bashkia, pasi ka bërë analizën e situatës, vleresimin e nevojave dhe mundësitë për organizmin e parkimit, ka propozuar shtimin e disa rrugeve të reja në zonën A dhe B.

Rruget e propozuara për administrim nga Tirana Parking janë :

  1. Rruga “Asim Zeneli” (segmenti “Papa Gjon Pali II”- Rruga “Elbasanit”)-Zona A
  2. Rruga “Ismail Qemali” (segmenti Blv “Deshmoret e Kombit”- Rruga “Sami Frasheri”)- Zona A
  3. Rruga “Mihal Duri” (segmenti “Kavajës”- Rruga “Durrsit”) -Zona A
  4. Rruga “Bogdaneve” (segmenti “Kavajës”- Rruga “Mine Peza”) -Zona A
  5. Rruga “Dora Distria” (segmenti “Kristo Luarasi “- “Adem Jashari )-Zona B
  6. Rruga “Kongresi Manastirit” (segmenti “Bardhyl”- Rruga” lmer Nregjoni”) -Zona B
  7. Rruga “Kosovarve” (segmenti” Kristo Luarasi “- Rruga” Liman Kaba”) -Zona B
  8. Bulevardi “Gjergj Fishta”(segmenti “Muhamet Gjollesha”–“Rruga e Kavajes”-Zona B /Monitor

Të këshilluara

Nesër ndryshon ora, shkon 60 minuta para

Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3. Orë verore do të thotë një n...

11:39

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI