Flash

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës, emërohet këshilltar i Trumpit për siguri

Lapsi.al 24 March 2018
Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës, emërohet

Emërimi i republikanit, John Bolton, në postin e këshilltarit të ri për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, në kuadër të zëvendësimi të tretë me radhë në këtë post që prej ardhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka nxitur të premten reagime të ashpra në mbarë botën.

Bolton, i cili do ta zëvendësojë gjeneralin H.R. McMasterin, njihet si kundërshtar i fuqishëm i marrëveshjes evropiane me Iranin për frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike.

Për më tepër, ai ka qenë një kundërshtar i fuqishëm edhe i shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, duke shpërfaqur qëndrime diametralisht të kundërta me ato të administratës amerikane.

“Më së miri është që të vazhdohen negociatat për statusin e Kosovës, sepse kjo është mënyra më e mirë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, kishte thënë Bolton gjatë një interviste të 2008-s, pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për dallim prej qëndrimit zyrtar të Washingtonit, Bolton atëbotë tha, për më tepër, se nuk ua rekomandon shteteve të rajonit njohjen e Kosovës.

“Rasti i pashembullt i Kosovës do të mundë të jetë problem për shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Evropës, e kam fjalën për ato multietnike”, ka thënë ai./koha ditore

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI