Flash

Përgjimet/ Kodet e 3 shqiptarëve për kokainën: “Kemi domate për të prerë”

Lapsi.al 23 March 2018
Përgjimet/ Kodet e 3 shqiptarëve për kokainën: “Kemi

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për trafik kokaine. Të arrestuarit janë Ismet Totraku, Dashnor Tosku dhe Elis Rustami. Dy persona të tjerë në kërkim, por besohet se janë jashtë Italisë.

Dimrin e 2016-ës policia mori sinjalizim se një grup shqiptarësh po qarkullonin në zonë me automjete të shtrenjta me fuqi të madhe me pretendimin se punonin në sera. Por kjo tërheqje e vëmendjes u kushtoi shtrenjtë shqiptarëve pasi pas tyre u vunë agjentë të skuadrës së lëvizshme.

Nga përgjimet dhe vëzhgimi u vu re se ata kishin lidhje me grupe dhe një rrjet të trafikut të kokainës. Grupi ishte i përbërë nga 5 shqiptarë dhe një italian. Në një telefonatë u dëgjua njëri prej tyre të thoshte se “pas një muaji zona do të mbushej me njerëz dhe do të kishte një “boom” dhe do të punohej mirë”.

Hetuesit vunë re se kokaina shpërndahej në një ofiçinë mekanikësh dhe në disa lokale. Nga janari në gusht të 2016-ës u vunë re të gjitha lidhjet e shqiptarëve.

Në telefon flisnin gjithmonë me kode si: “domate për të prerë” apo “shtëpi që shitej për 5 mijë euro”, por ishte e qartë që flitej për drogën. Njëri nga shqiptarët kishte jetuar për vite në Angli dhe kishte lidhje me kolegë në Gjermani nga edhe merrte kokainën prej një shqiptari tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI