Flash

Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi e Vuçiç takohen në Bruksel

Lapsi.al 23 March 2018
Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi e Vuçiç takohen në

Në Bruksel takohen presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç. Takimi i ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, zhvillohet pas dështimit të dialogut teknik. Plot tre ditë delegacionet në nivelin teknik nuk kanë arritur në Bruksel ndonjë rezultat konkret në çështjet e trajtuara. Ndaj edhe takimi në nivelin e presidentëve, mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç pritet me hezitime. Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç tha se presidentët do të bisedojnë për çështjet globale, pra për implementin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rezultatet konkrete do të dihen pas takimit të sontëm. Por ajo që duam ne është normalizimi i plotë i raporteve, siç është thënë edhe në strategjinë e BE, të prezantuar në shkurt, për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Kocijançiç duke shtuar se përparimi në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit është në interesin e të dy palëve, nëse ato duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Takimet në Bruksel

Takimi në Bruksel fillon në orën 19, fillimisht me takimet e ndara të Mogherinit me presidentët Thaçi dhe Vuçiç, e më pas do të mbahet edhe darka e përbashkët. Zyrtarisht nuk është konfirmuar, por një prej temave që do të hapen në këtë takim është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin pala serbe insiston që të zbatohet sa më parë. Mediat serbe kanë bërë të ditur se presidenti serb do të insistojë që të trajtohet kjo temë dhe të fillohet sa më parë me realizimin e saj.

Presidenti i Kosovës është takuar gjatë ditës në Bruksel edhe me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. Thaçi tha se Kosova me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi i ka plotësuar kritieret për liberalizimin e vizave. Ndërsa tani e ka radhën BE që të veprojë.

Para ardhjes në Bruksel, të dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç kanë qenë në vizita të ndara në SHBA. Presidenti i Serbisë është ndarë i pakënaqur me këtë vizitë në SHBA dhe në OKB, sepse shumica dërmuese e bashkëbiseduesve mbështesnin pavarësinë e Kosovës. /DW/

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Tiranë

Të shtëna me armë raportohen sot pasditë në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Laknasit, ku na burimet paraprake mësohet se kemi të bëjmë me një përplasje mes dy...

18:49

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI