Flash

Largohen dy mercenarë pukjanë nga LSI-a edhe ata i shqetëson Rusia

Lapsi.al 23 March 2018
Largohen dy mercenarë pukjanë nga LSI-a edhe ata i shqetëson

Pas largimit ditën e djeshme të katër këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Shkodrës, pas largimeve të Vlorës, Belshit, Fierit dhe Kurbinit edhe sot dy

këshilltarë të tjerë në Bashkinë Pukë kanë deklaruar se janë larguar nga LSI. Më anë të një deklaratë për mediat, e cila është botuar në faqen zyrtare të Bashkisë Pukë në Facebook, bëhet me dije se

dy këshilltarët që përfaqësonin LSI-në, tashmë do të bashkohen me PS-në. Bashkia e Pukës njofton se janë dy këshilltarë të LSI që i bashkohen PS, Ndue Lala dhe Artan Lazri.

Ata e lidhën largimin e tyre me bashkëpunimin që LSI po bën me PD dhe si gjithë të larguarit e tjerë e quajtën të padurueshëm faktin se "LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin e Shqipërisë në BE, realizimin e reformave transformuese për vendin, dhe jo një Rusi që shtrinë influenca dashakeqe dhe që kërkojnë ta kthejnë vendin në

një teatër përplasjesh dhe destabiliteti" thuhet në deklaratën e të larguarve Ndue Lala dhe Artan Lazri. 

©Lapsi.al

 

Grabitja e LSI-së, nuk është punë Rusie, por rrëmbim tepsie

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI