Flash

Parashikimi/ Reshje shiu deri në fillim të prillit

Lapsi.al 23 March 2018
Parashikimi/ Reshje shiu deri në fillim të prillit

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri në fillim të muajit prill. Sipas sinoptikanëve, pjesa më problematike ka kaluar. Parashikohet se pas datës 3 prill do të ketë ngritje të temperaturave.

“Pjesa më problematike ka kaluar, megjithatë, nuk presim të shohim paraverë deri nga data 3 Prill. Temperaturat do të kenë rritje, por vranësirat mbeten prezent të cilat do të sjellin reshje të përkohshme shiu dhe dëbora do të jetë prezentë” - shprehet Tanja Porja për TvKlan.

Ndërsa qëndra dhe jugu do të kenë reshje shiu, parashikimet flasin për ditë të ftohta në veri, ku reshjet e dëborës do të jenë prezent edhe për disa ditë.

Temperaturat do të zbresin 6 gradë nën zero përgjatë fundjavës ne vendet malore, ndërsa maksimumi i tyre pritet të shënohet në vendet e ulëta me 12 gradë Celsius.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI