Flash

Foto/ Ky është njëri nga grabitësit që mbeti i vdekur në shkëmbimin e zjarrit me policinë në Fier

Lapsi.al 23 March 2018
Foto/ Ky është njëri nga grabitësit që mbeti i vdekur

Kanë qenë 4 personat ata të cilët kanë marrë pjesë në grabitjen e ndodhur sot në një lagje të Fierit. Ndërkohë, bëhen publik edhe fotot e dy prej grabitësve. Ata janë vëllezërit Arben dhe Ardi Muça, dy nga autorët që tentuan të grabisnin banesën në Fier, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, një prej tyre mbeti i plagosur, ndërsa tjetri u arratis. Dy vëllezërit morën pjesë në grabitje bashkë me kunatin e tyre dhe me një tjetër person.

Po ashtu mësohet se Arben dhe Ardi Muça, kanë lindur në Pukë, ndërsa banesën e prindërve e kishin në Ndoq. Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI