Flash

Gjykata e Apelit lë në burg Olesia Dukën, stomatologen që mashtroi me 2 mln euro biznesmenët

Lapsi.al 23 March 2018
Gjykata e Apelit lë në burg Olesia Dukën, stomatologen që

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë sërish në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Olesia Dukën, e cila kërkoi ndryshim të vendimit, ndërsa ndodhet pas hekurave nën akuzën e ‘mashtrimit’. Pavarësisht pretendimit të Dukës se kjo masë ndaj saj ishte e padrejtë, Gjykata vendosi të lërë në fuqi sërish këtë masë.

Arben Llangozi dhe Brikena Duka, avokatët mbrojtës të stomatologes kishin bërë ankimimin, pas pretendimit se gjykata ka dhënë masë të rëndë ndaj klientes së tyre.

“Gjykata i ka dhënë masën më të rëndë. Nga konstatimi qe ne kemi vetëm denoncimin e shtetasit Idlir Hoxha. Konflikti është civil dhe jo penal. Kemi detyrim civil dhe jo penal. Gjykata penale nuk ka juridiksion sepse shtetasja Olesia Duka nuk ka konflikt penal. Olesia Duka nuk ka rrezik largimi, nuk ka arsye dyshimi që të largohet. Ajo është mjeke stomatologe me dy fakultete. Nuk ka kushte të veçanta dhe kërkojmë ndryshim mase e vendosjen e një mase më të bute. Prokurori nuk ka bërë asnjë verifikim konkret. Prokurori duhet të bënte verifikim të shumave me bilancet e shoqërive tregtare. Nuk është bërë asnjë verifikim për vlerat financiare. Vëmë në dispozicion bilancet e shoqërive në origjinal dhe nuk kanë ekzistuar kurrë ato vlera monetare. Klientja ka marrëdhënie kontraktuale me shoqëri tregtare. I kërkojmë gjykatës ndryshim mase. Kërkojmë ‘arrest shtëpie’ dhe në mbikëqyrje”, - thanë avokatët.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI