Flash

Kush janë pronarët e banesës që u tentua të vidhej nga grabitësit sot në Fier

Lapsi.al 23 March 2018
Kush janë pronarët e banesës që u tentua të vidhej nga

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur gjatë natës në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku 4 persona të armatosur dhe me maska tentuan të grabisin një banesë. Banesa ku u tentua të grabitet është në pronësi të Minella Muçës, i cili punon si shofer. Muca nuk njihej si person që kishte pasuri, por bënte një jetë modeste.

Çifti Muça pikasi grabitësit që tentuan të hapnin derën dhe menjëherë kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Gjatë aksionit për kapjen e grabitësve, këta të fundit qëlluan mbi policinë e cila u kundërpërgjigj duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur një tjetër. Grabitësi që mbeti i plagosur është me inicialet E.M, 37 vjeç dhe ndodhet në spitalin e Fierit.

Dy grabitësit e tjerë kanë arritur të largohen, ndërsa nga radhët e punonjësve të policisë nuk ka persona të lënduar. Forca policie kanë ngritur postblloqe për kapjen e dy autorëve të tjerë.

 

Të këshilluara

Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i ftuar sonte në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus. Por që në nisje të emisionit nuk e kurseu shfaqjen teatral...

21:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI