Flash

“Ftohja” e Erion Veliajt me Edi Ramën dhe “flirti” me Monika Kryemadhin

Lapsi.al 22 March 2018
“Ftohja” e Erion Veliajt me Edi Ramën dhe “flirti”

Për prishjen e raportit mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt tashmë flasin të gjithë. Edhe në radhët e socialistëve, nën zë përmendin edhe emra ministrash që mund të kandidojnë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2018. Publikisht kryeministri dhe kryetari i bashkisë së Tiranës kanë ruajtur raporte "politikisht korrekte".

Kohët e fundit nuk ka më elozhe të Ramës për “të përzgjedhurin” e tij, por vetëm heshtje përsa u takon punëve të bashkisë. Ndërsa heshtja e Ramës bëhet edhe më e fortë, aq më shumë përpiqet Veliaj që në çdo dalje publike "të mos harrojë të falenderojë kryeministrin për ndihmën dhe mbështetjen".

E njëjta gjë ndodhi edhe në intervistën për gazetarin Sokol Balla në Vizion+. Veliaj u pyet për një raport të prishur mes tij dhe Ramës, por kryebashkiaku e konsideroi gjithçka sajesë.

“Unë me Edi Ramën shkëmbejmë 100 mesazhe në ditë. “Lal kalova aty. Pashë këtë fasadë. Nëse mund ta shtojmë aty këtë”. Këtë e them për të kuptuar sa i interesuar është Rama për kryeqytetin. Xhelozi e Ramës për sondazhet që nxjerrin bashkinë përpara qeverisë? Është vetë Edi Rama që më tregon sondazhet” – ishin deklaratat e Veliajt.

Por a është shkak “i ftohjes” së Ramës me Veliajn, marrëdhënia që ky i fundit ka krijuar “nën rrogoz” me LSI-në e Monika Kryemadhit? Një javë më parë vetë ajo do të shprehej se “kishte një opinion 50/50 për kryetarin e Bashkisë”. Veliaj nuk mbetet pas për t'i kthyer nderin.

“Është profili kryetarit të bashkisë që nuk është në parlament që më bën të pranuar edhe nga opozita. Për mua nuk është merak, por që drejtuesja kryesore e opozitës të thotë “jam gjysmë për gjysmë me ty” është maksimumi. Se nuk mund të presësh nga opozita të të mbështesë 100%” – tha Veliaj. Mbetet për tu parë deri ku do të shkojë ky raport “miqësor” mes Veliajt dhe LSI-së. ©LAPSI.al

Lexo edhe: Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

Lexo edhe: Gazetarja ‘nxjerr zbuluar’ Veliajn: S’ka studim italian për prishjen e Teatrit Kombëtar, është thjesht një temë diplome nga studentët (VIDEO)

Lexo edhe: Video/ Fytyra e vërtetë e Erion Veliajt

Lexo edhe: Kur lali Eri shthuret live

Të këshilluara

Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i ftuar sonte në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus. Por që në nisje të emisionit nuk e kurseu shfaqjen teatral...

21:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI