Flash

Dokumenti/ Ministria e Jashtme “zbut” titullin e deklaratës kundër Moskës

Lapsi.al 22 March 2018
Dokumenti/ Ministria e Jashtme “zbut” titullin e deklaratës

Një deklaratë e ambasadës së Rusisë në Tiranë nuk ka kaluar pas pasoja në Ministrinë e Jashtme. Selia diplomatike ruse reagoi ndaj një deklarate të MEPJ të bërë para 2 ditësh lidhur me helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal në Britaninë e Madhe dhe vajzës së tij, Julia.

Ministria jonë e Punëve të Jashtme e titullonte reagimin e saj: “Deklaratë e MEPJ mbi sulmin kimik të zhvilluar nga Rusia kundër Britanisë së Madhe” ku në brendësi cilësohej si “sulm kimik, helmimi i ish-agjentit".

Menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi i ambasadës ruse, e cila “i kërkonte Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të paraqiste provat e përfshirjes së Rusisë në helmimin e ish-agjentit, pasi kjo do ndihmonte në zbardhjen e incidentit të rëndë”.

Pas reagimit të ambasadës ruse, MEPJ ndryshoi titullin e deklaratës së saj në: “Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, por teksti në brendësi mbeti njëlloj. ©LAPSI.al

(Deklarata e parë)

(Deklarata e dytë)

Të këshilluara

Sputnik: Plani i Merkelit për Kosovën

Për miratimin e Demarkacionit të Kosovës ka reaguar edhe portali i Kremlinit “Sputnik”  me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fit...

18:45

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI