Flash

Patozi: Ç'duhet të bëjmë që 22 marsi të mos jetë vetëm dita e Sulltan Nevruzit

Lapsi.al 22 March 2018
Patozi: Ç'duhet të bëjmë që 22 marsi të mos

Astrit Patozi shkruan në Facebook se për t'u rikthyer edhe një herë, si shpëtimi dhe shpresa e vetme për Shqipërinë, e djathta duhet të flakë të gjitha veset dhe paudhësitë, të cilat sipas tij, po bëjnë që 22 marsi të jetë vetëm dita e Sulltan Nevruzit.

Sipas ish-nënkryetarit të PD-së dhe kritikut të ashpër të Lulzim Bashës, fajet e rënda dhe dështimi elektoral, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për të djathtën shqiptare t'i gëzohet jo vetëm 26-vjetorit të Shqipërisë demokratike, por edhe lavdisë së dikurshme.

POSTIMI I ASTRIT PATOZIT: 

QË 22 MARSI TË MOS JETË VETËM DITA E SULLTAN NEVRUZIT

Sot e mora veten më të mirë, hëngra hashure, dhe e konsiderova një ditë të zakonshme feste, megjithëse nuk jam bektashi.

Për të gjithë nostalgjikët dhe demokratët e tjerë, që u shkëlqejnë sytë sa herë vjen kjo ditë, falenderova Zotin që nuk doli ndonjë "trim" i Republikës së Re, që të kishte kërkuar ndryshimin e saj, ashtu siç bënë me 20 shkurtin. Fjala vjen, 22 marsin mund ta ndërronin me 18 majin, edhe pse festën e Sulltan Nevruzit nuk do ta lëviznin dot, që t'i shkonte nga mbrapa fantazisë së tyre.

Kohët kanë ndryshuar, aq për keq sa, jo vetëm nuk duket ndonjë shpresë në horizont për të ardhmen, por për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare po bëhet përherë e më e vështirë t'i gëzohet madje edhe lavdisë së të shkuarës.

Dhe mendova se të gjithë ata që e konsiderojnë 22 marsin, jo thjesht si ditën e shënuar për besimin bektashian, nuk mjafton vetëm që ta kujtojnë atë me krenari dhe patetizëm.

Nëse duam vërtet të tregojmë respekt për historinë tonë, duhet të ndahemi me guxim e me vendosmëri nga të gjitha përgjegjësitë dhe fajet e rënda, që na çuan në këtë katandisje të paimagjinueshme, jo vetëm elektorale.

Por mbi të gjitha, nëse duam vërtetë të rikthehemi sërish edhe një herë, si shpëtimi dhe shpresa e vetme për Shqipërinë, duhet të flakim tutje të gjitha veset dhe paudhësitë, jo vetëm politike, që na kanë çuar me vite larg nga 22 marsi i vitit 1992.

Të këshilluara

Sputnik: Plani i Merkelit për Kosovën

Për miratimin e Demarkacionit të Kosovës ka reaguar edhe portali i Kremlinit “Sputnik”  me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fit...

18:45

Euro vazhdon të 'bjerë', por pse?

Euro sot kuotohet në nivelin e 129 lekëve. Në 15 mars, vlera e monedhës europiane ishte 131.5 lekë, ndërsa në janar 133 lekë. Por si shpjegohet kjo rënie e p...

16:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI