Flash

Euro vazhdon të 'bjerë', por pse?

Lapsi.al 22 March 2018
Euro vazhdon të 'bjerë', por pse?

Euro sot kuotohet në nivelin e 129 lekëve. Në 15 mars, vlera e monedhës europiane ishte 131.5 lekë, ndërsa në janar 133 lekë.

Por si shpjegohet kjo rënie e pandalshme e euros javët e fundit?

Sipas administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhukut, shkaqet e forcimit të papritur të monedhës vendase lidhen me qarkullimin e madh në treg të Euros dhe kryesisht paratë informale, përsa kohë që edhe bilancet tregtare nuk kanë pasur ndryshime të dukshme të trendit të tyre.

“Janë të interesuar që këto para, që natyrisht janë valutë, kryesisht Euro dhe Dollarë, t’i rihedhin në investime të llojit tjetër. 

Perceptimi të rritjes së presionit ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare të qarkullimit të parave dhe transaksioneve nga vende si Shqipëria, po ndodh procesi i riatdhesimit të parave, të cilat shqiptarët i kanë pasur jashtë, kryesisht në parajsat fiskale” - shprehet Buxhuku për TvKlan.

Por Leku është duke u forcuar edhe përballë Dollarit. Monedha amerikane po ashtu është dobësuar me shpejtësi duke u këmbyer me 105 lekë. Buxhuku e lidh këtë dukuri me tërheqjen e parave nga vendet e njohura si ‘parajsa fiskale’, për shkak të frikës që kanë shumë biznese për zbulimin e identitetit.

Ekspertët e ekonomisë nuk përjashtojnë as dukurinë e ndërhyrjes spekulative në kursin e këmbimit nga kompani me kapital të huaj, të cilave iu intereson një Euro e dobët, për të blerë këtë monedhë në treg në kushtet kur mbyllin bilancet vjetore.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI