Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Karpushin – Bushati, përplasje për helmimin e spiunit rus në Britani

Lapsi.al 22 March 2018
Karpushin – Bushati, përplasje për helmimin e spiunit rus

Reagimi për helmimin e spiunit rus në Britani Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia, ka provokuar fërkime mes ambasada ruse dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Shkak është bërë formulimi i deklaratës që e dënonte ngjarjen nga zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Më saktë, paragrafi ku thuhet se “Shqipëria dënon ashpër sulmin me një agjent nervor ushtarak, i një lloji të zhvilluar nga Rusia, kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury të Britanisë së Madhe më 4 mars 2018”.

Duke u kapur tek shprehja që agjenti nervor ushtarak është “i një lloji të zhvilluar nga Rusia”, ambasada ruse ka reaguar ashpër duke kërkuar nga Shqipëria të nxjerrë provat për lidhjen që bën mes Rusisë dhe ngjarjes në fjalë.

“Ne nuk mund të besojmë që pala shqiptare mund të ketë hedhur gjithë fajin për atentatin në Salisbury mbi Rusinë pa patur argumente të forta e të mjaftueshme. Në të kundërt, do të bëhej fjalë qoftë për mungesën e kompetencës nga ana e MEPJ-së, qoftë për një manipulim të qëllimshëm të opinionit publik. Pala ruse, më shumë se çdokush tjetër, është e interesuar për të zbuluar të vërtetën e helmimit të shtetases ruse dhe është e hapur për çdo komunikim me kolegët shqiptarë lidhur me këtë çështje” citohet ambasada ruse në deklaratën e saj, ku përmend faktin se as Britania e Madhe nuk ka publikuar asnjë provë në lidhje me këtë ngjarje.

REAGIMI I PLOTË I AMBASADES RUSE

Kemi lexuar deklaratën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, datë 20 mars 2018, titulli i së cilës konstaton një “sulm kimik të zhvilluar nga Rusia kundër Britanisë së Madhe”.

Kemi respekt për specialistët e MEPJ-së dhe nuk kemi asnjë arsye për të vënë në dyshim përgjegjshmërinë e tyre në formulimin e deklaratave zyrtare të dikasterit që përfaqësojnë. Prandaj kemi arsye të besojmë që kolegët tanë shqiptarë duhet të kenë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij Julia. Siç dihet, Britania e Madhe, e cila ka ngritur disa akuza të rënda kundër Rusisë lidhur me incidentin në Salisbury, vazhdon të refuzojë me kokëfortësi të tregojë prova dhe të zbatojë procedurat e aprovuara ndërkombëtare, përfshirë edhe në kuadër të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Kjo do të thotë me të gjitha gjasat që Londra nuk ka asnjë provë të përfshirjes ruse. Dhe në këtë situatë, kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti Rusia kërkon me të drejtë një hetim sa më të shpejtë të tragjedisë, informacioni që zotëron pala shqiptare dhe në bazë të të cilit është përgatitur deklarata e lartpërmendur e MEPJ-së, është me rëndësi kritike për zbardhjen e situatës dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes. I qëndrojmë mendimit se fshehja e këtij informacioni është e palejueshme dhe në kundërshtim me interesin e përbashkët të të gjitha shteteve të përgjegjshme.

E ritheksojmë: ne nuk mund të besojmë që pala shqiptare mund të ketë hedhur gjithë fajin për atentatin në Salisbury mbi Rusinë pa patur argumente të forta e të mjaftueshme. Në të kundërt, do të bëhej fjalë qoftë për mungesën e kompetencës nga ana e MEPJ-së, qoftë për një manipulim të qëllimshëm të opinionit publik. Pala ruse, më shumë se çdokush tjetër, është e interesuar për të zbuluar të vërtetën e helmimit të shtetases ruse dhe është e hapur për çdo komunikim me kolegët shqiptarë lidhur me këtë çështje.

Më poshtë është deklarata e MEPJ më datë 20 Mars 2018 për të cilën ka reaguar sot ambasada ruse në Tiranë

Në përgjigje të interesit publik, zëdhënësja e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi deklaron se, Shqipëria dënon ashpër sulmin me një agjent nervor ushtarak, i një lloji të zhvilluar nga Rusia, kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury të Britanisë së Madhe më 4 mars 2018.

Si shtet palë në Konventën mbi Armët Kimike, Shqipëria dënon çdo lloj sulmi kimik nga aktorë shtetërorë ose jo, dhe i konsideron shkelje të së drejtës ndërkombëtare që minojnë rendin ndërkombëtar dhe venë në rrezik jetët e qytetarëve.

Shqipëria shpreh solidaritet të plotë me Britaninë e Madhe dhe qytetarët e saj dhe përshëndet angazhimin e Britanisë së Madhe për të punuar ngushtë me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike në mbështetje të hetimit të sulmit si dhe për identifikimin e përgjegjësve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI