Flash

Policia arreston agresorin që tentoi të godiste me thikë trajnerin e Tiranës U17

Lapsi.al 22 March 2018
Policia arreston agresorin që tentoi të godiste me thikë

Policia ka arrestuar 47 vjeçarin Abdyl Çeku i cili kërcënoi me jetë pak orë më parë trajnerin e U-170tave të skuadrës së Tiranës, shtetasin Migen Memelli.  Çeku i tha trajnerit se do t’ja “presë fytin”. Kërcënimi erdhi për shkak të mos aktivizimit të djalit të 47 vjeçarit në fushën e lojës.

Policia njofton:

Në perfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit :

Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë. Pasi rreth orës 09:50, tek fusha e sportit ” “Skënder Halili”, në Qyteti i Nxënësve, shtetasi i mësipërm është konfliktuar duke e goditur me grusht, trajnerin e ekipit “U-16”, shtetasin M. M., për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë.

Materialet proçeduariale do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Pak minuta më parë, Migen Memelli ka thënë përpara hetuesve se është qëlluar me disa grushte e madje i ka shpëtuar goditjes së thikës. “Jam në një gjendje të rënduar psikologjike, u godita me disa grushte në fytyrë dhe tentoi të më gjuante me thikë. Personi në fjalë quhet Abdyl Çeku, hyri në fushë dhe më qëlloi”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI