Flash

Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmon propozimin e Piter Lumajt si ambasador i SHBA në Tiranë

Lapsi.al 22 March 2018
Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmon propozimin e Piter Lumajt si

Administrata e Trump nuk e konfirmoi por as nuk e mohoi deklaratën e shqiptarit që kandidon si guvernator në Konektikat. Piter :Lumaj tha pak ditë më parë se iu bë një ofertë për t’u rikthyer në Shqipëri si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk mund të komentojmë vendimet personale që mund të jeno ose mund të mos jenë marrë” tha Helen Aguirre Ferre, një prej zëdhënëseve të Shtëpisë së Bardhë për CT Mirror.

Lumaj e shpalli me entuziazëm interesin që kishte treguar administrata Trump për të gjatë një aktiviteti të republikanëve, por kur reporterët nisën pyetjet u bë më i rezervuar për këtë çështje.

“M’u bë oferta, m’u bë vetingu” i tha Lumaj për gazetarëve duke mos shtuar komente të tjera për këtë çështje, sepse i duhej të largohej në një aktivitet tjetër. Në përpjekje për të marrë një prononcim, CT Mirror.org kontaktoi përmes telefonit me Piter Lumaj që kërkoi t’ia nisnin pyetjet në email.

Pasi CT Mirror i dërgoi disa pyetje, përgjigjia erdhi e shkurtër me një mesazh në celular.

“Administrata Trump kontaktoi me mua pas zgjedhjeve të 2016, për të parë nëse isha i interesuar për pozicionin dhe unë i refuzova. Procesi ishte një veting në vetvete. Nuk iu nënshtrova procedurave zyrtare, sepse nuk kisha asnjë interes për ta pranuar postin” ishte përgjigjia përfundimtare e Piter Lumajt.

CT Mirror e përshkruan Donald Lu një diplomat karriere që njeh 7 gjuhë dhe që është i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare, ndërsa për Lumajn shkruan se ka një diplomë në juridik që e lejon të marrë pjesë në gjyqet e emigrantëve.

Lumaj jeton në Fairfield shkruan CT Mirror me bashkëshorten dhe dallohet si mbështetësi më i zëshëm i Donald Trump mes kandidatëve republikanë për guvernator.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI