Flash

Sot priten shi e shtrëngata në vend, Shkodra vijon të jetë e përmbytur

Lapsi.al 22 March 2018
Sot priten shi e shtrëngata në vend, Shkodra vijon të jetë e

Edhe pse zyrtarisht dje kemi hyrë në stinën e pranverës, Kukësi është mbuluar nga dëbora. Reshje intensive kanë rënë pothuaj gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të bien ende, jo vetëm në rrethinat e Kukësit, por edhe në qytet. Deri tani nuk ka zona të bllokuara nga reshjet e dëborës.

Reshjet e dëborës në Kukës janë shoqëruar me erëra të forta, temperatura të ulëta dhe vështirësi për qarkullimin e mjeteve, pasi ka prezencë akulli në disa akse. Rruga e Kombit është e qarkullueshme, ndërsa rrugët rurale me shumë vështirësi.

Situata në Shkodër

Në qarkun e Shkodrës vijon që të jetë shumë problematike situata nga përmbytjet. Oboti në Anën e Malit, por edhe Dajçi dhe shumë fshatra të tjerë vijojnë që të jenë të bllokuar nga përmbytjet. Në këtë qark janë mbi 3 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe rreth 100 banesa të rrethuara nga uji.

Ndërkohë që në Velipojë, banorët japin alarmin, pasi rrezikon që të çahet argjinatura nga prurjet. Banorët kërkojnë ndihmën e ushtrisë për të ndërhyrë. Sot rrezikohen argjinatura e Darragjatit dhe e Mushanit. Të bllokuara janë aksi Shkodër-Velipojë, Shkodër-Dajç, Mali i Mushanit-Rranxa, mund te kalohet vetem me mjetet e ushtrise.

Parashikimi i motit

Sot priten reshje në të gjitha qarqet. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, përjashtuar qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, ku ato pritet të jenë mesatare, lokalisht deri intensive. Në disa qarqe do të ketë edhe shtrëngata.

Reshje dëbore në zonat malore, në Veri do të zbresin deri në 400m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 18 °C, në vendet e ulëta: 6 / 17 °C, në vendet malore: -3 / 12 °C.

Përmbytjet

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë larta për shkak të prurjeve nga liqeni i Shkodrës dhe lumi Drin në drejtim të lumit Buna. IGJEUM thotë se për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit parashikohet prurje te larta në pjesët fushore të lumenjve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI