Flash

Aksidenti me dy të vdekur në Burrel, arrestohet shoferi 15-vjeçar

Lapsi.al 22 March 2018
Aksidenti me dy të vdekur në Burrel, arrestohet shoferi

Policia e Burrelit ka vënë në pranga një 15-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në njësinë Komsinë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar 15-vjeçari me iniciale XH.N. që drejtonte automjetin që përplasi për vdekje 29-vjeçarin Gentian Hamiti dhe 35-vjeçarin Alfred Balla.

Grupi hetimor ka rindërtuar skenën e ngjarjes, sipas të cilës mësohet se automjeti që drejtohej nga minoreni u përplas fillimisht me motorin dhe më pas goditi 3 persona në trotuar. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari A.H., që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas ngjarjes, 15-vjeçari me makinë u largua nga vendi i aksidentit por më pas u paraqit bashkë me të atin në polici.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI