Flash

Sot dhe nesër vendi përfshihet nga reshjet, në rrezik pjesa e Nën Shkodrës dhe Vlora

Lapsi.al 22 March 2018
Sot dhe nesër vendi përfshihet nga reshjet, në rrezik pjesa e

Duket se marsi do të jetë një muaj i dominuar nga reshjet e shumta të shiut. Kështu, duke filluar nga pasditja e sotme dhe përgjatë gjithë ditës së nesërme, vendi do të përfshihet nga reshje shiu. Në shumicën e qarqeve ato do të jenë mesatare, lokalisht deri intensive, ndërsa në qarkun e Vlorës pritet të jenë intensive, lokalisht deri shumë intensive.

Në disa qarqe do të ketë edhe shtrëngata. Pjesa kryesore e reshjeve pritet të bjerë sonte natën dhe nesër në mëngjes. Ndërsa në zonat malore priten edhe reshje në formë dëbore, që në Veri do të zbresin deri në 300 m, ndërsa në Jug deri në 600 m mbi nivelin e detit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës të shtunën (24 mars 2018) do të ketë rënie të prurjeve.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë të larta, por do fillojnë të ulen në fundin e ditës së nesërme. Parashikimet e IGJEUM tregojnë ulje të niveleve dhe prurjeve në datat 24, 25, 26 dhe 27 mars 2018. Pritet akoma rrezik i lartë nga përmbytjet në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit në datat 22 dhe 23 mars 2018.

Përgjatë ditës së sotme dhe nesër pritet të kalojë piku i prurjeve dhe pasnesër do të kemi ulje të rrezikut, thotë IGJEUM. Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit parashikohen prurje të larta në pjesët fushore të lumenjve.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI