Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Sputnik: Plani i Merkelit për Kosovën

Lapsi.al 22 March 2018
Sputnik: Plani i Merkelit për Kosovën

Për miratimin e Demarkacionit të Kosovës ka reaguar edhe portali i Kremlinit “Sputnik”  me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fitore për Prishtinën.

Media ruse shkruan se Gjermania i ka kërkuar Prishtinës që menjëherë të miratojë Zajednicën, ndërsa Beogradit i kërkon që të pranojë statusin e vëzhguesit të Kosovës në OKB.

Sipas “Sputnik” Berlini ka bindur Brukselin që ta vendosë pranimin e Kosovës në OKB, si pjesë e axhendës Prishtinë-Beograd.

“Perëndimi ka vendosur qartazi të zgjidhë çështjen e Kosovës deri në fund të vitit dhe Gjermania ka urdhëruar Beogradin që të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në OKB. Si fillim, si anëtar me të drejta vetëm vëzhgimi dhe pastaj me të drejta të plota”. 

Sputnik i referohet ndërkaq disa qarqeve politike në Beograd, sipas të cilave këtë propozim do ta bëjë ministri i ri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas, i cili sot viziton Beogradin.

Kjo vizitë bëhet një ditë para takimit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Sputnik shkruan se Berlini nuk e fsheh qëllimin e tij për të patur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës të nënshkruar deri në fund të vitit, dhe shton se Gjermania e ka harmonizuar këtë nismë me SHBA-në, e cila ka qenë veçanërisht aktive kohët e fundit kur ajo vjen në Kosovë.  

Plani që do të ofrojnë gjermanët është modeluar duke ndjekur shembullin e Palestinës, e cila fitoi të njëjtin status në OKB në 2012, ndërsa do të bëhet anëtare e plotë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje me Izraelin.

sptunik

Të këshilluara

Euro vazhdon të 'bjerë', por pse?

Euro sot kuotohet në nivelin e 129 lekëve. Në 15 mars, vlera e monedhës europiane ishte 131.5 lekë, ndërsa në janar 133 lekë. Por si shpjegohet kjo rënie e p...

16:22

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI