Flash

Blejnë të dhënat e qytetarëve italianë, nisin verifikimet për “call center”-at në Shqipëri

Lapsi.al 23 March 2018
Blejnë të dhënat e qytetarëve italianë, nisin

Media italiane "Il Tirreno" zbuloi një skandal të vërtetë me tregtinë e paligjshme të të dhënave personale të qytetarëve italianë nga ana e shoqërive call center që operojnë në Shqipëri.

Sipas investigimit, rezulton se persona apo menaxherë të shoqërive call center në Shqipëri blejnë në mënyrë të paligjshme të dhëna personale, numra telefoni, adresa banimi apo adresa emali me vlerë 8 cent deri në 1 cent për cdo njërin prej tyre. Paketa e shitjes nis me minimumin e 500 mijë numrave.

Ndërkohë Autoriteti për Garantimin e Privatësisë në Shqipëri ka nisur verifikimet për këtë çështje.

"Së pari, thuhet në përgjigjen e palës shqiptare, falenderojmë të përditshmen italiane për investigimin e kryer mbi tregtimin e paligjshëm të numrave të telefonit."

"Pasi kemi analizuar të gjithë artikujt e publikuar, shkruan Autoriteti Shqiptar i Privatësisë, arritëm në konkluzionin se bëhet fjalë për një fakt mjaft serioz e që kërkon një vëmendje të vecantë e një impenjim maksimal nga ana jonë si dhe nga ana e Autoritetit italian të Privatësisë. Deri më tani asnjë tregues mbi tregtimin e paligjshëm të të dhënave personale të qytetarëve italianë nuk ka cuar në vëmëndjen e autoritetit tonë prandaj ju falenderojmë dhe një herë mbi informacionin e dhënë ndaj këtij fenomeni" thuhet në letrën e autoriteteve shqiptare që pohon se “do të nisë një hetim administrativ ndaj çdo sipërmarrje tregtare apo menaxher të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm"

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI