Flash

Arrestohen shpërndarësit e kokainës në Fier, mes tyre edhe një vajzë (Emrat)

Lapsi.al 24 March 2018
Arrestohen shpërndarësit e kokainës në Fier, mes tyre edhe

"Mesnata" arreston dy të rinj të cilët shpërndanin kokainë gjatë festave në lokalet e Fierit. Arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në lokalin ”N. Y” në lagjen "Apollonia" Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.

"Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin ”N....Y” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj.

Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime (porcione) me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj" informoi sot policia e Fierit

Të arrestuar janë : Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier, Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier.

Vajza me thikë në çantë

Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal në çantën e krahut të Pranvera Isufajt, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.

Po kështu 27 vjeçarja banuese në Fier ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata. Policia e ka arrestuar.

Operacioni u kodua "Mesnata'

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283/2, 285/a dhe 286 të Kodit Penal, dhe ndaj shtetases Pranvera Isufaj për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 279 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI