Flash

Arrestohet 30 vjeçari në Shkodër, akuzohet për trafik droge

Lapsi.al 24 March 2018
Arrestohet 30 vjeçari në Shkodër, akuzohet për trafik

Policia e Shkodrës vuri në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shtetasi Edmond Xaka, banues në Fushë Krujë, u kap në kuadër të operacionit policor ‘Ndalesa e Fundit’.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 24.03.2018 nga efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor “Ndalesa e Fundit” u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Edmond Xaka 30 vjeç, banues në Fushë Krujë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI