Flash

Vdekja e shqiptares në taksi nga Saranda në Janinë, autopsia zbulon detaje shokuese: I hoqën organet

Lapsi.al 24 March 2018
Vdekja e shqiptares në taksi nga Saranda në Janinë, autopsia

E denje per nje skenar filmash horror eshte autopsia per vdekjen misterioze te 16-vjecares shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën duke udhetuar me nje taksi nga Saranda në Janinë ne 2014. Mediat greke kane dhene sot detaje duke iu referuar autopsise se bere nga mjeku-ligjor Theodoros Vougiouklakis.

Sipas saj, nga trupi i Konstandinës ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore. Ai ka treguar permes autopsise se firmosur prej tij se ne trupin e vajzes mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Me tej, ai tregon se në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës, nje lloj i anestezise qe dyshihet te jete perdorur.

Ai ka kerkuar nga hetuesit te bejne test per oragnet e vajzes qe pala shqiptare i dergo ne Greqi per ekzaminime, duke mos e fshehur habine e madhe per metoden e perdorur. Autpsioa vjen pas ngjarjes qe ndodhi me 15 Nëntor të vitit 2014, kur vajza me emrin Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek nje dentist në Sarandë me një taksist grek. Por  gjatë kthimit për në Janinë, ku banonte se bashku ne nenen, e divorcuar nga i atij, vajza u be keq dhe mberriti pa jete ne spital.

Pas kesaj, babai i vajzes, Jorgo Anagnosti, ne disa dalje publike dhe intervista bëri kallëzim në Policinë e Janinës, pasi pretendonte se vajza e tij nuk ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Hetimi në Greqi po vazhdon ende, kurse taksisti grek që po e shoqëronte ndiqet penalisht.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI