Flash

Lezhë, banorët braktisin banesat dhe bizneset e shembura nga rrëshqitja e tokës

Lapsi.al 24 March 2018
Lezhë, banorët braktisin banesat dhe bizneset e shembura nga

Rrëshqitjet e tokës në pjesën e sipërme të autostradës së asaj që quhet ndryshe si “Rruga e Kombit” ka shkatërruar shumë banesa të fshatit Blinisht, në Orosh.

Vetëm katër ditë më parë, banorët thonë se janë parë shenja të vogla të rrëshqitjes së tokës, të cilat në 22 mars shkatërruan disa banesa, 10 prej të cilave të pabanueshme.

Pjetër Bunga është pronari i njërës prej këtyre shtëpive. Ai jeton në Durrës, por pasi mori informacion ishte në Blinisht për tëparë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e tokës.

“Shtëpia ka humbur, nuk duket se ku është”, thotë Pjetri.

Banorët shprehen se kjo zonë ka pasur edhe më herët rrëshqitje.

“Shkaktarë janë ujrat dhe shpërthimet me mina që janë bërë në autostradë. Shtëpitë kanë lëvizur edhe më përpara, por toka jo”, thonë banorët.

Të kundërtën e asaj që thonë banorët pretendon inxhinieri-gjeolog Skënder Allkja: “Është zonë me qendrueshmëri të dobët. Rreziku është evident. Banorët duhet të evakuohen”.

I të njëjtit qëndrim ishte edhe drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro: “Është zonë e rrëshqitshme, e njohur nga Autoriteti Rrugor. Është aktivizuar për shkaqe natyrore”./Top Channel

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI