Flash

Kushtetuesja në krizë, Bashkim Dedja kërkon "vetting të shpejtë"

Lapsi.al 24 March 2018
Kushtetuesja në krizë, Bashkim Dedja kërkon "vetting të

Gjykata Kushtetuese tashmë ka hyrë në krizën më të paprecedentë që prej krijimit të saj pas vitit 1990.

Tashmë rrezikon që roja e ligjit më të lartë në vend të bjerë. Pas shkarkimit të Fatos Lulos dhe dorëheqjes më herët të Besnik Ymerajt, Gjykata Kushtetuese ka mbetur vetëm me pesë anëtarë.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel kryetari i kësaj gjykate, Bashkim Dedja pyetjes nëse ka rënë apo jo Gjykata Kushtetuese iu përgjigj:

“Jo , unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetuese ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më në disa aspekte të saj që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve”, tha Dedja.

Mosfunksionim në seancë plenare do të thotë se gjyqtarët kushtetues nuk mund të dalin më në seancë për të zhvilluar këto procese sipas këtij kalendari të paralajmëruar.

Bashkim Dedja përsëriti sërish në telefon të njëjtin apel për zëvendësimin e vendeve vakante.

“Tashmë Gjykata Kushtetuese nuk formon më dot kuorumin me gjashtë anëtarë, e vetmja gjë që mund të them është të përshpejtohen procedurat për zëvendësimin e vendeve vakante”, tha ai.

Edhe më herët gjatë intervistave në kohë të ndryshme për Top Channel Bashkim Dedja ka deklaruar:

“Gjykata Kushtetuese në këto kushte nuk po ju hyn çështjeve që në thelb rrezikojmë të na çojnë në Strasburg”, ka thënë Dedja më 25 janar 2018 për Top Channel.

Top Channel: Mendoni që gjyqtarët kushtetues do ta kalojnë vettingun?

Bashkim Dedja: Shpresoj ta kalojnë të gjithë, por uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt me qëllim që jo vetëm Gjykata Kushtetuese, po tërë sistemi gjyqtarë e prokurorë, të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri. Elementi që na bashkon të tërëve është ana profesionale, vendimmarrja është kolegjiale dhe secili ka mendimin e tij, që mund të jetë shumicë, apo pakicë.

Kushdo që ka ardhur në Gjykatën Kushetuese është i vlerësuar në këtë aspekt, kurse anët e tjera, pasuria dhe personaliteti janë probleme individuale për secilin. “Çdo berr, thotë, populli varet nga këmbët e tij” dhe secili e di vetë sesi i ka punët e tij. Natyrisht, këto janë gjëra konfidenciale dhe askush nuk mund të hyjë përveç atyre që janë ngarkuar me ligj.

Gjykata Kushtetuese duhet të kishte nëntë anëtarë sipas ligjit. Nga ana tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nën shqyrtim kandidaturat e dërguara nga presidenti, të cilët garojnë për t’u bërë gjyqtarë kushtetues për dy vende vakante.

Të këshilluara

Tiranë, aksident te Unaza e Madhe (FOTO)

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë Kopshtit Botanik. Por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. P...

14:23

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI