Flash

FOTO/ Rama në Turqi, ndërsa nëndetsja turke zbarkon në portin e Durrësit

Lapsi.al 24 March 2018
FOTO/ Rama në Turqi, ndërsa nëndetsja turke zbarkon në

Që prej datës 22 mars në Portin e Durrësit qëndron për vizitë nëndetësja turke TCG PREVEZE S 353, e cila qëndron në Shqipëri në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Nëndetësja është vizituar nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, nga drejtues të Forcave Detare të Shqipërisë, si dhe ushtarakë të Shqipërisë e Turqisë.

Qëllimi i vizitës së nëndetëses turke është për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për të informuar autoritetet shqiptare për mundësitë dhe aftësitë ushtarake të Republikës së Turqisë. Nëndetësja TCG PREVEZE, e cila do të qëndrojë në Portin e Durrësit deri më 25 mars, është e gjatë 62 metra dhe peshon 1.400 tonë.

 

Të këshilluara

Nesër ndryshon ora, shkon 60 minuta para

Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3. Orë verore do të thotë një n...

11:39

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI