Flash

Sërish largime në LSI, 2 këshilltarë në këshillin bashkiak të Korçës i bashkohen PS

Lapsi.al 24 March 2018
Sërish largime në LSI, 2 këshilltarë në këshillin

LSI-ja “fut uje” edhe ne Korçe. Paraditen e sotme, 2 këshilltare te LSI te këshillit bashkiak te qytetit i janë bashkuar PS-se.

Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti përmes një deklarate publike shprehen se po largohen nga LSI dhe i bashkohen PS.

Pas largimit te dy këshilltareve nga LSI-ja, Këshilli Bashkiak i Korçës shkon me 23 mandate PS, 6 LSI dhe 12 PD.

Deklarata e Shkëlqim Lartit:

Jam sot ketu per te ndare me ju nje vendim te cilin e kam menduar dhe ndare shpesh me miqte dhe bashkepunetoret e Levizjes Socialiste per Integrim.

Une jam nje nga njerzit e pare qe i jam bashkuar kesaj force politike ne Korce, qysh ne krijimin e saj, me pergjegjesine e nje ish ushtaraku per te kontribuar per komunitetitn dhe vendit tim.

Ne cdo moment kam besuar dhe punuar ne funksion te qellimit te kesaj force politike, e jam i bindur ne funksion te qellimit cdo korcari qe me ka besuar dhe na ka besuar gjate ketyre viteve.

E ndiej veten protagonist ne shume vendime qe kam marre se bashku me koleget e ish koalicionit te majte, jane vendime qe sot e kane bere Korcen dhe zonen nga une vij modelin e gjithe Shqiperise.

Sot e gjej veten perballe dy rrugeve, te vazhdoj te jem perkrah ketij transformimi apo ti bindem porosive politike te LSI, qe ketu ne Bashkine e Korces, me shume se kudo tjeter nuk gjejne dot vend.

Une sot vendosa te mos e braktis ate qe kam bere deri me sot dhe ti bashkohem grupit te Partise Socialiste, duke lene pas rrugen e porosive te bllokimit qe vijne nga Tirana.

Kjo force politike e bashkuar me Partine Demokratike, eshte larg Europes dhe larg puneve te mira qe qytetaret prekin cdo dite. Aq me shume sot ku me cfare po degjojme mbrapa PD eshte Moska apo forca te tjera te tjera te errta qe e mbeshtesin.

Largohem sot nga LSI dhe bashkohem me PS, duke qendruar i majte sic kam qene gjithmone, me bindjen se i qendroj besnik cdo anetari te LSI qe me ka votuar.

 

 

Të këshilluara

Nesër ndryshon ora, shkon 60 minuta para

Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3. Orë verore do të thotë një n...

11:39

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI