Flash

Çështja e Teatrit/ Aktori Trebicka: Po ju, z. Rama, ç’plasje keni? Bashkëveprimi me privatin i rrezikshëm

Lapsi.al 24 March 2018
Çështja e Teatrit/ Aktori Trebicka: Po ju, z. Rama,

Aktori e regjisori, Alfred Trebicka ndalet gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Duke nënvizuar se teatri është lënë qëllimisht të rrënohet, ai vë theksin te memoria në art, e memoria e qytetit dhe vlerat e godinës përtej infrastrukturës.

“Mendimi im është që ndërtimi, restaurimi apo bërja e ribërja e një institucioni siç është Teatri Kombëtar, apo edhe institucione të tjera si Teatri Kombëtar, të përmasave të tilla duhet të jenë plotësisht nisma dhe vepra të shtetit. Në këto nuk ka punë privati. Sepse bashkëpunimi i tillë është problematik. Në rastin konkret ky bashkëpunim do ketë këto pasoja. Nuk ka privat në botë që e bën për hobi një sipërmarrje të tillë. Po pra, po bashkëpunimi është i rrezikshëm në rastin konkret, sepse të merr territor” – shprehet aktori.

Nëse, thotë ai, do i shembim të gjitha se janë të vjetra, çfarë na mbetet. Duke mos pasur dyshime për korrupsion, Trebicka, thotë se nuk mund t’i kërkohet transparencë, trafikantëve të drogës. Për të, thelbi i asaj që po ndodh është përballja e komunitetit të artistëve me disa interesa të pastra biznesi. Ndaj, edhe në atë projekt që u prezantua, u pa që ishin kullat afër teatrit.

“Nuk dua të gjykoj në bazë fjalësh po në bazë veprimesh konkrete. Veprimet konkrete që janë bërë deri tani sa i takon pjesës së artit e kulturës, e këtu kam parasysh fatin e kinemave, “17 Nëntori” e “Republika”, nuk janë më.” – tha ai.

Të këshilluara

Nesër ndryshon ora, shkon 60 minuta para

Nesër, pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë orën 3. Orë verore do të thotë një n...

11:39

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI