Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

15 gënjeshtra që konsiderohen si të vërteta

Lapsi.al 3 December 2014
15 gënjeshtra që konsiderohen si të vërteta

Këto që renditen më poshte jane të gjitha gënjeshtra, por që nuk dihet pse janë konsideruar të vërteta.

1. Muri Kinez mund të shihet nga Hëna: nëse ndodheni në Hënë mund të shihni shumë gjëra por Muri Kinez nuk është njëri prej tyre. Në librin e titulluar “Second Book of Marvels” botuar në vitin 1983 autori Richard Haliburton deklaroi se Muri Kinez është e vetmja vepër njerëzore e cila mund të shihet nga Hëna. Muri Kinez ka një gjerësi maksimale prej 10 metër dhe të njëjtën ngjyrë me mjedisin përreth, kështu shikimi i tij me sy të lirë është i pamundur jo vetëm nga Hëna por edhe nga sateliti.

2. Kosi nuk konsumohet me peshk: përkundrazi nëse peshku është i freskët nuk ka asnjë pengesë të hahet me kos. Shkaku i helmimit nuk është kosi por proteina “Histamin” e gjendur tek peshku. Meqë kjo lëndë gjendet edhe tek kosi, kur konsumohet bashkë me peshkun mund të shtojë sasinë e Histaminës në trup. Kështu tek personat që janë alergjikë mund të shkaktojë skuqje ose kruarje. Nëse jeni të sigurt për freskinë e peshkut mund ta konsumoni atë me kos pa pasur frikë.

3. Ylberi ka shtatë ngjyra: ngjyra e kuqe, portokalli, e verdhë, bojë qielli, blu dhe vjollcë njihen si ngjyrat e ylberit. Ç’ është e vërteta në ylber ekziston një spektër i pandërprerë ngjyrash por perceptimi njerëzor rreth ngjyrave krijon një keqkuptim në shikimin e një brezi të vetëm ngjyrash. Disa ylbere përmbajnë më shumë breza se 7 brezat që mund të shohë syri i njeriut.

4. Kulla Piza është ndërtuar e shtrembër: kjo kullë e famshme e italianëve në të vërtetë është projektuar të ndërtohet drejt. Por për shkak të bazamentit të butë ka filluar të rrëshqasë drejt jugut që nga viti i ndërtimit 1173.

5. Uji është transparent (i tejdukshëm): arsyeja e ngjyrës bojë qielli të detit është pasqyrimi i qiellit në det. Uji ka një ngjyrë të zbehtë bojë qielli. Por edhe qielli ndikon në theksimin e ngjyrës së detit.

6. Fluturat kanë një ditë jetë: disa flutura të rritura mund të jetojnë 1-2 muaj. Ata të cilat jetojnë disa stinë mund të flenë gjatë dimrit ose të emigrojnë drejt vendeve të ngrohta.

7. Vegjetarianët nuk konsumojnë kurrë produkte mishi:vegjetarianët mund t’i ndajmë në nëngrupe të ndryshme. Ka grupe vegjetarianësh të cilët konsumojnë peshk, mish shpendësh, vezë dhe produkte bulmeti.

8. Kujtesa e peshkut zgjat disa sekonda: peshku Japonez ka një kujtesë e cila mund të rezistojë deri të paktën tre muaj.

9. Amerika e ka marrë emrin nga Amerigo Vespuçi‘: Emri Amerikë nuk vjen nga tregtari dhe hartuesi italian Amerigo Vespuçi por nga një tregtar i pasur nga Bristol, Richard Ameryk. Ameryk ishte krye-financieri i Xhon Kabot gjatë udhëtimit të tij të dytë transatlantik. Në maj të vitit 1497 Kabot arriti në Labrador me anë të një anijeje të vogël dhe ishte evropiani i parë i cili shkeli në tokën amerikane dy vjet para Vespuçit.

10. Strucët fusin kokën në rërë kur frikësohen: strucët femra ndonjëherë shtrihen në tokë duke hapur dhe krahët dhe përpiqen të mbrojnë të vegjlit e tyre nga nxehtësia e fortë e diellit. Krahas kësaj kur pushojnë strucët qëndrojnë në këtë pozicion për të qetësuar muskujt e qafës . por asnjëherë nuk fusin kokën në rërë.

11. Kameleonët ndryshojnë ngjyrë kur ndihen të rrezikuar: arsyeja e ndryshimit të ngjyrës së kameleonëve është të impresionojnë gjininë tjetër ose mund të jetë për shkak të ekuilibrimit të nxehtësisë së trupit.

12. Nëse hani shumë sheqer sëmureni nga diabeti: marrja e tepërt e sheqerit nuk ka asnjë lidhje me sëmundjen e diabetit.

13. Perandori i Francës Napoleon Bonaparti është helmuar nga ana e këshilltarëve të tij për të penguar marrjen e fronit: doktori i cili bëri autopsinë, Francesco Antommarchi, kishte thënë se perandori ka vdekur nga kanceri i stomakut.

14.Fjala “Hush” e përdorur në një këngë popullore turke është një krahinë e Mushit: në të vërtetë Hush është emri i një kalaje turke të ndodhur në mes kryeqytetit të Jemenit Sana dhe Taiz.

15. Rio De Zhaniero është kryeqyteti i Brazilit: Kryeqyteti i Brazilit është Brazilia (ngatërrohet me qytetet më të mëdha si Rio De Janeiro dhe San Paolo).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI