Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

A do mbulohet bota 6 ditë në errësirë në dhjetor?

Lapsi.al 3 December 2014
A do mbulohet bota 6 ditë në errësirë në dhjetor?

Shumë faqe në internet kanë përhapur lajmin e frikshëm se e gjithë bota do të përjetojë 6 ditë në errësirë në muajin dhjetor. Historia që po përflitet në internet me titullin "NASA konfirmon se Toka do të përjetojë 6 ditë të errësirës totale në dhjetor 2014!", i referohet një stuhie diellore, që do të shkaktojë pluhur dhe mbeturina hapësinore që do të bllokojnë 90% të rrezeve të diellit. Por ky është një lajm jo i vërtetë. Edhe pse stuhitë diellore janë fenomene reale (që ndodhin për shkak të ndryshimeve në fushën magnetike të diellit), ato nuk janë si stuhitë tokësore që mund të hedhin në erë pluhurin dhe papastërtitë.

Ne dhjetor toka do përjetojë 6 ditë pothuajse erresire te plotë! Ky lajm po bënë xhiron e botës në internet. Sigurisht që NASA nuk e ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për këtë lajm! Kjo me siguri është një fantazi me mbështjellje shkencore, ose një tjetër çmenduri që qarkullon në internet apo thjesht një thashethem? Por sido që të jetë duhet të presim që ta shikojmë.

Gjithsesi lajmi thotë si më poshtë: “NASA vërtetoi se toka do të përjetojë 6 ditë pothuajse errësirë të plotë nga e Marta datë 16 deri të Hënën më 22 Dhjetor të 2014. Bota do të qëndrojë, gjatë këtyre 6 ditëve, pa dritën e diellit për shkak të një stuhie diellore,  në të cilën pluhuri dhe mbeturinat hapësinore qo do të krijohen do të jënë kaq shumë sa do të pengojnë rreth 90% të dritës së diellit. Deklarata u bë nga shefi i NASA-s, Çarli Bolden, i cili kërkoi nga të gjithë që të qëndrojnë të qetë. Kjo është pasoja e një stuhie diellore, më e madhja në këto 250 viteve të fundit e cila do të zgjasë 216 orë. Edhe pse 6 ditët e errësirës janë shumë afër, zyrtarët thonë se toka nuk do pësojë asnjë problem serioz, për faktin se gjashtë ditët e errësirës nuk mund të shkaktojnë probleme të mëdha në asgjë. “Ne do të mbështetemi në dritën artificiale për gjashtë ditë,  gjë kjo që nuk do të na shkaktojë probleme, thotë shkencëtari i NASA Earl Godoy”./GazetaEkspress/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI