Flash

Dhjetë personzhet historike më të kërkuar në Google (Foto)

Lapsi.al 30 November 2014
Dhjetë personzhet historike më të kërkuar në Google

E dini se cilët janë personat më të famshëm te historise duke iu referuar klikimeve në “Google”?

1. Jezu Krishti

 

Në vendin e parë në listën me dhjetë personat më të famshëm të cilët kërkohen më së shumti në internet është Jezu Krishti.

Numri i librave për të është i pallogaritshëm. Sipas një vlerësimi të bërë nga vetë “Google”, librat e shkruar gjatë gjithë historisë së njerëzimit janë 129 864 880 dhe se rreth 40% e tyre flasin për Jezu Krishtin.

2. Profeti Muhamed

 

Në vendin e dytë renditet profeti Muhamed me mbi 13 600 000 kërkime në muaj dhe me një numër librash aq të lartë sa është i pallogaritshëm. Ndërkohë, emri Muhamed është më i përhapuri në të gjithë botën. Llogariten më shumë se 200 milionë persona të cilët mbajnë këtë emër. Gjithsesi, duke marrë parasysh rëndësinë e tij, kjo gjë nuk na habit shumë. Kurioziteti qëndron te fakti se, ai është personi më i famshëm i historisë, pavarësisht se besimi Islam e ndal në një farë mënyre këtë përfaqësim!

3. Abrahami

Ju kujtohet Abrahami, profeti që Zoti i kërkoi të sakrifikonte djalin e tij të vetëm si provë e vërtetë e besimit në të? I njohur nga të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët, nuk është e çuditshme që ai të fitojë “medaljen e bronzit”: vetëm në një muaj ai kërkohet në “Google” plot 9 500 000 herë, ndërsa librat që flasin për të janë 2 milionë!

4. Moisiu

Moisiu, themeluesi i një pjese të madhe të traditës hebraike, renditet i katërti në bazë të numrit të kërkimeve në muaj në “Google”, ku llogariten më shumë se 2.7 milionë të tilla, ndërsa librat për të janë 8 milionë!

5. Sidarta Gautama

Sidarta Gautama, i njohur më vonë si Buda, në moshën 35-vjeçare u përfshi botërisht në kauzën e paqes dhe të eliminimit të dhembjeve njerëzore. “Google” regjistron më shumë se 4 milionë klikime në një muaj dhe deri më tani për të janë shkruar plotë 7 milionë libra!

6. Paolo di Tarso


Paolo di Tarso ka meritën se ka rritur në mënyrë eksponenciale, përhapjen e kristianizmit përmes 13 letrave të tij të famshme. Gjëja e habitshme është se Paolo di Tarso është më i njohur se 12 apostujt e marrë veçmas dhe i vetmi Papë që mund t’i bëjë konkurrencë është Pietro!

7. Adolf Hitler


Hitleri gjendet në vendin e shtatë të klasifikimit tonë; megjithatë, pozicioni i tij nuk është absolut. Diktatori nazist, në fakt, është nominuar së bashku me personazhet më të këqij dhe të ligë të asaj kohe (nëse do t’i quanim kështu), si Stalini, Luciferi dhe “Djalli”, ndërsa ai është personazhi i vetëm i kësaj liste, i cili i përket si shekullit XX ashtu edhe atij XI.

8. Uilliam Shekspir


Numri i herëve që Shekspir kërkohet në “Google” çdo muaj është 4,7 milionë, ndërsa për të janë shkruar rreth 1 milion libra. Por ajo që ndoshta jo të gjithë e dinë, është se 50% e fjalëve të përdorura në anglishten e zakonshme, vijnë nga “King James Bible”, ndërsa një pjesë tjetër prej 30% i atribuohet këtij poeti të madh! Për më tepër, Egil Aarvik, që është pjesë e komisionit që japin çmimet “Nobel”, ka thënë se, në qoftë se Shekspiri do të kishte jetuar në shekullin e njëzetë, me siguri ai do të fitonte më shumë se një çmimin “Nobel”!

9. Leonardo da Vinçi


Numri i kërkimeve në “Google” për të shkon më shumë se 4 milionë në një muaj. Librat e shkruar për të: 600 000. Leonardo da Vinçi i madh kishte shumë aftësi: ai ishte arkitekt, shpikës, piktor, matematikan, gjeolog, një ekspert në anatomi, skulptor, botanik, hartograf, muzikant dhe shkrimtar. Kush mund të bëjë më shumë se kaq gjëra sa ai?

10 Isak Njuton

Vendi i dhjetë i klasifikimit tonë është vënë në dyshim mes Ajnshtajnit dhe Njutonit. I pari klikohet rreth 6.1 milionë herë në muaj në “Google”, përkundër një milion kërkimeve në muaj për Njutonin, por librat e shkruar për këtë të fundit, duket se janë më të shumtë në raport me ata për Ajnshtajnin: plot 400 000. Për më tepër, ekzistenca e Njutonit është absolutisht thelbësore: llogaritet se ende 95% e mekanikës klasike, bazohet në teoritë e tij.

Të këshilluara

Si duhen trajtuar recipetat

Nuk është çudi pse shumica e femrave, këtë pjesë shumë të rëndësishme të veshjes së tyre e konside...

20:34

Koha më e mirë për seks

Nëse doni që seksi juaj të zgjasë më gjatë: Koha më e mirë për këtë është koha e pushimeve t&eu...

09:36

6 arsye për të ngrënë çokollatë

1) Nivele te larta të flavanoles - I njëjti komponent antioksidimi qe gjendet në çaj, fruta, dhe perime, si dhe që rrit funksionin e ...

19:48

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI