Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

6 arsye për të ngrënë çokollatë

Lapsi.al 25 November 2014
6 arsye për të ngrënë çokollatë

1) Nivele te larta të flavanoles - I njëjti komponent antioksidimi qe gjendet në çaj, fruta, dhe perime, si dhe që rrit funksionin e trurit dhe ndihmon në sistemin e qarkullimit të gjakut.

2) Përmirësimi i memories - Në një studim të njerëzve rreth te 50-ave dhe 60-ave u vu re një rritje në funksionin e trurit dhe kujtesës. Sigurisht, për të marrë përfitimet në këtë nivel, do të duhej të konsumonim një sasi të madhe të çokollatës, por më shumë çokollatë për një kujtesë më të mirë është një marrëveshje mjaft e ëmbël.

3) Burim shume i madh i magnezit - 28 gram çokollatë e errët përmban më shumë se një te treten e magnezit qe trupi juaj ka nevoje gjate te përditshmes kështu qe vazhdoni dhe argëtohuni me çokollatë.

4) Ndjeheni më të lumtur - Çokollata krenohet me një sasi të lartë të fenetilamines, e cila mund të rrisi nivelin e dopaminës dhe krijon një ndjenjë të lumturisë. Nëse ju konsumoni ne nivele të larta çokollatë, ju mund të përjetoni të njëjtën ndjenjë sikur bini në dashuri.

5) Yndyre e mire - Po, ka një gjë të tillë si yndyra të mira për trupin tuaj që kanë treguar se japin shumë përfitime shëndetësore. Gjalpi i kakaos në çokollatë përmban acid oleik, të njëjtën yndyrë të shëndetshme te gjetur te vaji i ullirit.

6) Rritja e qarkullimit te gjakut - Kur u testuan pacientet me infarkte te vazhdueshme ne zemër, çokollata përmirësoi me të vërtetë funksionin e enëve të gjakut dhe qarkullimin./GazetaEkspress/

Të këshilluara

Çfarë ngjyre duhet të hani bananen

Një grup i studiuesve japonezë zbuluan një fakt mjaft interesant në lidhje me bananen. Sipas këtij studimi, bananet sa më shum&eum...

21:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI