Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

7 fakte që nuk i dini për tradhëtinë

Lapsi.al 19 November 2014
7 fakte që nuk i dini për tradhëtinë

Tradhtarët, më së shumti, janë të kënaqur me marrëdhënien e tyre. Nëse femra tradhton,në të shumtën e rasteve do të thotë edhe fund i marrëdhënies, ndërkaq shumica e mashtruesve gjatë aferës gjithnjë e më shpesh bëjnë dashuri me partnerin/partneren.

Nuk është i aftë gjithkush të bëhet tradhtar

Fjala e urtë: “Rastësia e krijon hajdutin” nuk mund të bëjë me të gjithë njerëzit. Tashmë studimet lidhur me tradhtinë tregojnë disa gjëra interesante të cilat zbulojnë anën tjetër të tradhtisë.

Është më me rrezik nëse tradhton femra

Është e vërtetë që, përveçse të dy gjinitë tradhtojnë në masë të njëjtë, më së keqi kalon nëse femra tradhton. Femrat në të shumtën e rasteve fillojnë të mashtrojnë në mënyrë që t’i plotësojnë nevojat emocionale, ndërkaq lidhja emocionale e cila lind më së shpeshti është edhe ndarje nga partneri.

Tradhtarët, zakonisht janë njerëz të lumtur

Sipas një studimi të Universitetit Rutgers, 56 për qind e meshkujve dhe 34 për qind e femrave të cilat kanë tradhtuar kanë qenë të kënaqur me lidhjen e tyre, andaj nuk kanë dashur ta ndërpresin, por tradhtia u ka shërbyer si motiv më i madh për eksitim, “mbushje” të egos apo thjesht prirje për tradhti.

Tradhtia forcon dëshirën për seks edhe me partnerin

Terapeutët seksualë thonë se libidoja rritet bashkë me shpeshtësinë e seksit, ndërkaq efekti i pemës së ndaluar dhe i vetëbesimit më të madh i kontribuon ndjenjës më të madhe të joshjes dhe dëshirës për seks.

Më së shpeshti tradhtia bëhet me të njohur

Në më shumë se 80 për qind të rasteve, fjala është për mikun e vjetër, mikeshën apo kolegen. Kjo ka të bëjë me aferat afatgjatë, por edhe me ata të cilët seksin e dëshirojnë “vetëm për një natë”.

Femrat “do të dorëzohen” gjatë kohës së ovulacionit

Gjatë kësaj kohe janë të gatshme të zgjedhin partnerët të cilët i përjetojnë më mashkullorë, qoftë edhe kur nuk kanë veti, të cilat, sipas tyre, e karakterizojnë parterin e mirë në jetë.

Tradhtarët kapen në vepër

Qoftë kur është fjala për gjurmët e buzëkuqit në jakë të këmishës apo për porositë SMS në celular, tradhtarët pas vetes lënë gjurmë. Ata shpesh nuk dinë më si të nxirren nga gënjeshtrat e tyre, ndërkaq më me dëshirë pranojnë që çdo gjë të jetë “me të vjetrën”, thotë Scott Haltzman, nga Universiteti Brown. /Telegrafi/

Të këshilluara

Pse na dhemb shpina?

Dhimbjet e shpinës janë shkaku më i madh i paaftësisë për punë. Kështu thotë njw sondazh i kohëve të fund...

15:41

10 fantazitë e femrave për seksin

Kur është fjala për krijimin e një raporti dashuror dhe seksual, femrat përgjithësisht lidhen me romantizmin. Mesa duket kjo ë...

18:08

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI