Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Një palë recipeta, 2 milion dollarë

Lapsi.al 15 November 2014
Një palë recipeta, 2 milion dollarë

2 milion dollarë për një palë recipeta. Nuk janë recipeta çfarëdo pasi bëhet fjalë për “Fantasy Bra” të “Victoria’s Secret” të realizuara me 16 mijë rubinë, zaffirë dhe diamantë. Këtë vit e tutje recipetat do të jenë dy palë të tilla. Një palë janë me ngjyrë rubini të kuq ndërsa të tjerat me zaffir blu. Të veshura nga modelet braziliane me famë boterore Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio të dy palët e recipetave do të sfilojnë më 9 dhjetor. /lapsi.al/.

Të këshilluara

Autokolona e Putin nga ajri (foto)

Vladimir Putin mund të ketë shumë hobi të pazakonta, por autokolona nuk ishte një prej tyre. Janë publikuar në internet dy fo...

19:10

Ja çfarë i bën marijuana trurit

Kjo do të ishte foto e trurit nga efektet e marjuanës. E kanë bërë këtë studiuesit e “Center for Brain Health” n&...

21:58

Si do jetë seksi në 2050-ën?

Seksi do të mund të jetë vetëm për argëtim në mes të njerëzve duke përdorur pilulën IVF pas 35 viteve, b&...

21:12

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI