Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Si do jetë seksi në 2050-ën?

Lapsi.al 10 November 2014
Si do jetë seksi në 2050-ën?

Seksi do të mund të jetë vetëm për argëtim në mes të njerëzve duke përdorur pilulën IVF pas 35 viteve, bëhet e ditur sipas profesorit Carl Djerassi, shkencëtari që e zbuloi këtë pilulë kontraceptive. Djerassi, që tani është 91 vjeçar, parashikoi se deri në vitin 2050 femrat në të njëzetat e tyre do të përdornin IVF për të vonuar shtatzëninë, pa pasur nevojë që të brengosen për orët e tyre biologjike. Gjatë dekadave të ardhshme, duke thënë deri në vitin 2050, më shumë fertilitime IVF do të ndodhin në mesin e femrave pjellore se sa në pesë milion ato femra me fertilitet aktual të dëmtuar. Për to, ndarja në mes seksit dhe riprodhimit do të arrihet në 100%.

Në vitin 1951, Djerassi udhëhoqi punën për të prodhuar versionin e parë sintetik të progesteronit në botë – një hormon steroid që pompohet nga trupi për të mbajtur shtatzëninë – që mund të merret me gojë.

Produkti final, noretisteroni, është përdorur në pilulat e para kontraceptive të suksesshme të kombinuara më 1961, ku më pas filloi edhe një valë globale e lirisë seksuale.

Pra, gjatë dekadave të ardhshme, femrat do të mund të bëjnë seks pa u brengosur fare se do të mbesin shtatzënë, me pilulën e Djerassi-të./lajmi.net/

Të këshilluara

Si përgatitet masazhi erotik

Masazhi erotik kërkon atmosferë. Sjell qetësi shpirtërore. Zgjedhja e kohës dhe vendit është e një rëndësie t&...

20:31

Çfarë i kënaq gratë

“Të ketë një shtëpi të pastër ndërsa bën seks, të jetë në formë dhe të qeshë me mike...

16:14

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI