Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ja kush është trupi perfekt për një femër

Lapsi.al 9 November 2014
Ja kush është trupi perfekt për një femër

Reklama e "Victoria Secret" ku shfaqen 10 modelet e saj me bikini ka hapur mjaft debate kur i quan ato “Trupi Perfekt”. Me këmbë të gjata e të holla, bel të tonifikuar dhe një trup “slim” këto modele sipas shumë siteve nuk përfaqësojnë trupin perfekt të femrës. Për të përmbysur këtë 10 femra të moshave të ndryshme kanë bërë një foto ku shfaqen me trupat e tyre normalë, me forma, me bark dhe me “defektet” e një femre të zakonshme. Ato kanë treguar se përfaqësojnë një trup për të cilin ndihen krenare dhe që për to është trupi “perfekt”.

Të këshilluara

Si përgatitet masazhi erotik

Masazhi erotik kërkon atmosferë. Sjell qetësi shpirtërore. Zgjedhja e kohës dhe vendit është e një rëndësie t&...

20:31

Çfarë i kënaq gratë

“Të ketë një shtëpi të pastër ndërsa bën seks, të jetë në formë dhe të qeshë me mike...

16:14

Nuk duhet ta hani pas orës 20.00

Ju bëni gjithë gjërat e duhura: stërviteni shumë, hani pastër dhe flini mjaftueshëm, por vaktet që hani pas darkës ...

13:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI