Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çfarë i kënaq gratë

Lapsi.al 8 November 2014
Çfarë i kënaq gratë

“Të ketë një shtëpi të pastër ndërsa bën seks, të jetë në formë dhe të qeshë me mikeshat e veta”. Mos i harroni këto 3 gjëra pasi janë këto gjëra që e kënaqin më shumë një grua. Ky është përfundimi i një sondazhi të “Reebok”, që ka angazhuar për këtë qëllim edhe dy aktoret e njohura, Eva Mendes dhe Helena Christensen. Sondazhi tregon se të qeshurat dhe koha e kaluar me mikeshat, si dhe pushimet, janë në vendet e para të kënaqësive për femrat. Më pas vjen forma e mirë fizike, duke qenë se vetëm 19% prej tyre besojnë se kanë një trup të mirë, si dhe një lidhje e qendrueshme romantike dhe një marrëdhënie e kënaqshme seksuale. /lapsi.al/

Të këshilluara

Nuk duhet ta hani pas orës 20.00

Ju bëni gjithë gjërat e duhura: stërviteni shumë, hani pastër dhe flini mjaftueshëm, por vaktet që hani pas darkës ...

13:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI