Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ja çfarë i bën marijuana trurit

Lapsi.al 11 November 2014
Ja çfarë i bën marijuana trurit

Kjo do të ishte foto e trurit nga efektet e marjuanës. E kanë bërë këtë studiuesit e “Center for Brain Health” në Universitetin e Teksasit në Dallas. Në një artikull të publikuar së fundmi në “Proceedings of the National Academy of Sciences” shkencëtarët përshkruajnë për herë të parë anomalitë e funksionimit të strukturave cerebrale nga përdorimi i marijuanës për një kohë të gjatë. Kjo u bë duke përdorur disa teknika të rezsonancës manjetike. Rezultatet treguan se përdoruesit e “barit” kanë një volum të trurit më të vogël në nivelin orbitofrontal.

Kjo është pjesa e trurit e lidhur zakonisht me varësitë, por studimi gjeti lidhje edhe më të mëdha në tru. "Ne kemi parë një rritje të qëndrueshme në rastet e përdorimit të marihuanës nga viti 2007, - tha studiuesi Francesca Filbey - megjithatë, hulumtimi mbi efektet e saj në afat të gjatë mbetet i dobët, pavarësisht nga ndryshimet në legjislacion dhe debati i vazhdueshëm rreth kësaj teme relevante të shëndetit publik"

Prandaj ekipi zgjodhi për të studiuar 48 përdorues të rritur të marihuanës (që pinë të paktën 3 cigare në ditë). Testet njohëse kanë treguar se përdoruesit kronikë të marihuanës kanë një IQ më të ulët se të jo-përdoruesit, por dallimet nuk duket të jenë e lidhura me anomalitë e trurit, sepse nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis mungesës së inteligjencës dhe reduktimit të vëllimit të trurit.

Ajo që është më e rrezikshme sipas studiuesve është dëmtimi i materies “gri” të trurit nga konsumimi i vazhdueshëm i marijuanës. /lapsi.al/

Të këshilluara

Si do jetë seksi në 2050-ën?

Seksi do të mund të jetë vetëm për argëtim në mes të njerëzve duke përdorur pilulën IVF pas 35 viteve, b&...

21:12

Si përgatitet masazhi erotik

Masazhi erotik kërkon atmosferë. Sjell qetësi shpirtërore. Zgjedhja e kohës dhe vendit është e një rëndësie t&...

20:31

Çfarë i kënaq gratë

“Të ketë një shtëpi të pastër ndërsa bën seks, të jetë në formë dhe të qeshë me mike...

16:14

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI