Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Regullat e arta për të njohur mashkullin që mund të martohesh

Lapsi.al 17 November 2014
Regullat e arta për të njohur mashkullin që mund të

Secila femër, së paku një herë në jetë ka qenë e dashuruar me një mashkull, lidhja me të cilin ka qenë një dështim i vërtetë. Atëherë, si ta njihni atë të vërtetin? Meshkujt, shpesh herë dinë të paraqiten si kandidatë të mirë për martesë, dhe kur filloni të bashkëjetoni, shpërfaqin personalitetin e vërtetë të tyre. Ja si ta njihni mashkullin e vërtetë:

Ka shprehi pune

E dimë që tani është pak e pafalënderueshme të kërkohet që mashkulli të ketë punë, mirëpo nëse nuk ka, është me rëndësi të jetë tip i cili kërkon punë dhe i cili ka shprehi pune. Askush nuk dëshiron të martohet me ndonjë mashkull dembel i cili mezi pret që t’i thotë dikush që nuk ka nevojë punojë fare. Mashkulli i tillë do të transformohet në njeriun i cili vetëm rri shtrirë në divan dhe shton peshë trupore.

Respekton ëndrrat tuaja

Disa meshkuj me ironi do të reagojnë ndaj ëndrrave tuaja, për shembull për dëshirën për punën të cilën një kohë të gjatë e prisni. Do t’ju thotë se është joreale dhe do të provojë t’ju bëjë të qëndroni me dy këmbët në tokë. Natyrisht që është mirë të qëndrohet fuqishëm me këmbë në tokë, mirëpo mashkulli i cili përpiqet t’ju lidhë përtokë dhe t’i rrënojë të gjitha ëndrrat tuaja, nuk është për ju. Duhet patjetër të gjeni dikë i cili do t’ju përkrahë dhe do t’ju nxisë të ecni përpara edhe kur e humbni vetëbesimin.

Është i pavarur

Di të përdorë makinën për larje të rrobave dhe di të gatuaj drekën, por jo të përgatisë vetëm vezë dhe sallata, di të rregullojë banesën, thjesht mashkulli i cili është bindur që nuk duhet të presë gjithmonë çdo gjë nga të tjerët, qoftë edhe nga e ëma e tij apo nga ju. Nëse nuk është i tillë, atëherë do të martoheni me një fëmijë të madh.

Ka jetën e vet

Qëllimet, idetë dhe miqtë e tij. Meshkujt e martuar apo ata që janë në lidhje më të gjatë të cilët harrojnë jetën shoqërore janë të tmerrshëm, sepse edhe nga ju do të presë të bëni të njëjtën gjë. Nëse nuk dëshironi të jetoni me dikë i cili do të jetë xheloz kur takoheni me shoqet dhe ju ndalon të keni jetën vetjake, kërkoni të gjeni tipin i cili nuk rri afër telefonit dhe i cili nuk pret thirrjen tuaj./telegrafi/

Të këshilluara

Pse na dhemb shpina?

Dhimbjet e shpinës janë shkaku më i madh i paaftësisë për punë. Kështu thotë njw sondazh i kohëve të fund...

15:41

10 fantazitë e femrave për seksin

Kur është fjala për krijimin e një raporti dashuror dhe seksual, femrat përgjithësisht lidhen me romantizmin. Mesa duket kjo ë...

18:08

Autokolona e Putin nga ajri (foto)

Vladimir Putin mund të ketë shumë hobi të pazakonta, por autokolona nuk ishte një prej tyre. Janë publikuar në internet dy fo...

19:10

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI