Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mjeku e shpall të vdekur, ngrihet pas 11 orësh dhe kërkon supë

Lapsi.al 16 November 2014
Mjeku e shpall të vdekur, ngrihet pas 11 orësh dhe kërkon

Mjeku e shpalli të vdekur, por 91-vjeçarja u zgjua në morg pas 11 orësh. Kur ajo hapi sytë tha se ndjente të ftohtë dhe kishte nevojë për një supë të ngrohtë. Ngjarja ka ndodhur në Poloni, ku e moshuara është gjetur në banesën e saj e pajetë nga mbesa. Kjo e fundit vëren se Janina Kolkiewicz nuk merrte frymë dhe nuk reagonte.

Ajo telefonon mjekun, i cili e deklaron të vdekur. Rreth 11 orë më pas, me certifikatën e vdekjes trupi i dërgohet morgut, ndërkohë që të afërmit përgatiteshin për funeralin. Ata nuk e besuan kur morën një telefonatë nga morgu, të cilët thanë se hallë Janina ishte gjallë dhe shumë mirë me shëndet. Pas kësaj gruaja u dërgua në shtëpi.

Doktor Weslawa Czyz, i cili kishte konstatuar vdekjen e saj, thotë se nuk e kupton se çfarë ka ndodhur. “Isha i sigurt që ajo kishte vdekur”, - tha mjeku i hutuar. Janina nuk mban mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur, përveç faktit se u ankua se kishte pak ftohtë. Ajo që është e sigurt, është fakti se për ta deklaruar 91-vjeçaren të vdekur, duhet ta mendojnë dy herë një gjë të tillë./Indeksonline/

Të këshilluara

Pse na dhemb shpina?

Dhimbjet e shpinës janë shkaku më i madh i paaftësisë për punë. Kështu thotë njw sondazh i kohëve të fund...

15:41

10 fantazitë e femrave për seksin

Kur është fjala për krijimin e një raporti dashuror dhe seksual, femrat përgjithësisht lidhen me romantizmin. Mesa duket kjo ë...

18:08

Autokolona e Putin nga ajri (foto)

Vladimir Putin mund të ketë shumë hobi të pazakonta, por autokolona nuk ishte një prej tyre. Janë publikuar në internet dy fo...

19:10

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI