Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vendet më të mira për të bërë dashuri

Lapsi.al 17 November 2014
Vendet më të mira për të bërë dashuri

Disa vende janë të dukshme, disa shumë më origjinale. Por përse nuk mjafton dhoma e gjumit? Kamasutrës së vjetër i ka ikur koha! Për këtë është e bindur seksologia britanike, Tracey Cox, sipas së cilës pozicionet më të mira, për të kryer marrëdhënie seksuale me partnerin/partneren janë vetëm disa, ashtu siç edhe vendet ku mund të eksperimentohet. Disa vende janë të dukshme, disa shumë më origjinale. Por përse nuk mjafton dhoma e gjumit? Sipas Cox, për të bërë diferencën duhet të vihet në lojë faktori i rrezikut. Por përpara se të përfshiheni nga pasioni këshillohet që të planifikoni “arratisjen”. Për shembull, mbajini rrobat pranë vetes, në mënyrë që të visheni shpejt në rast se do t’ju afrohej dikush. Kështu, vendet më të mira për të bërë dashuri janë:

Lisharëse

Sipas Cox, edhe një lojë për fëmijë mund të ndezë një “zjarr”! Sipas seksologes, lisharësja ka një “përbërës” shumë të rëndësishëm: lëvizjet lëkundëse. Mjafton që të gjeni pak ekuilibër për të provuar maksimumin e kënaqësisë.

Tarraca e një hoteli

Hotelet janë vendi ideal për të organizuar takime të kënaqshme. Sidomos kur gjenden në një qytet tjetër, është më e thjeshtë për të rrezikuar më tepër. Sipas seksologes, vendi më i bukur është pikërisht tarraca, e cila të lejon të shijosh ajrin jashtë dhe lartësinë.

Lavatriçja

Në erotikën imagjinare lavatriçja është gjithnjë prezente. Potencialiteti i saj shfaqet sidomos, gjatë procesit të centrifugës: dridhjet plotësojnë ndjesitë e partnerit/partneres.

Kinemaja

Shumë çifte e kujtojnë si vendin e puthjes së parë. Por sipas Cox, përballë një filmi të bukur mund të shkohet edhe më tej. Në sallat e gjeneratës së re, karriget janë shumë komode dhe të mbrojtura nga errësira dhe për këtë fakt ekziston mundësia që të provoni një ndjesi tjetër të të bërit seks. Por ama me kushtin që të mos zbuloheni nga fqinjët.

Në një vend me diell

Sipas disa studimeve shkencore, trupi njerëzor, gjendet në situatën më të mirë kur ekspozohet nën dritën e diellit, sepse bioritmi i organizmit funksionon më mirë. Për më tepër, në një kohë dhe vend me diell vishen rroba më të lehta, që mund të rrisin fantazinë. Ndërsa nxirja e trupit na bën më të dëshirueshëm seksualisht. Dy përbërës që do të krijonin një miks vërtet eksploziv.

Deti, pishina ose vaska me hidromasazh

Uji lehtëson peshën e trupit dhe pjesën më të madhe të njerëzve i bën të ndihen të relaksuar dhe në paqe. Për këtë gjë, sipas Cox, ai është elementi më ideal për të gjetur intimitet me partnerin/partneren tuaj. Pak rëndësi ka nëse mund të jetë një vaskë hidromasazhi apo pishinë.

Fshati

Ajri baritor ka një efekt të menjëhershëm te të rriturit: i çon pas në kohë duke i bërë të ndihen fëmijë. Për këtë, seksologia angleze këshillon që të shkoni në një fshat me personin tuaj të zemrës dhe të kënaqeni poshtë një peme, ndërkohë që bie shi. Atmosfera intime dhe e egër do ta bëjë takimin të paharrueshëm.

Çadra e kampingut

Tendat e kampingut janë mënyrat më argëtuese për të bërë seks në publik. Është vetëm një leckë apo një beze, ajo që mund të ndajë atmosferën e brendshme intime me atë të botës jashtë. Ndërsa rreziku se dikush mund të mendojë se çfarë po ndodh brenda e bën aventurën më eksituese.

Makina

Është me siguri vendi më i përdorur nga ato çifte që duan të argëtohen larg dhomës së gjumit! Por harrojeni klasiken, sediljen e përparme: për Cox vendi më pikant i makinës është padyshim kofano. Këtë pozicion lëreni për muajt më të nxehtë të vitit. /GazetaEkspress/

Të këshilluara

Pse na dhemb shpina?

Dhimbjet e shpinës janë shkaku më i madh i paaftësisë për punë. Kështu thotë njw sondazh i kohëve të fund...

15:41

10 fantazitë e femrave për seksin

Kur është fjala për krijimin e një raporti dashuror dhe seksual, femrat përgjithësisht lidhen me romantizmin. Mesa duket kjo ë...

18:08

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI