Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Puthja e lesbikeve që hyri në historinë e SHBA

Lapsi.al 20 November 2014
Puthja e lesbikeve që hyri në historinë e SHBA

Një puthje kundër të gjitha paragjykimeve, himni i dashurisë që nuk njeh diskriminim. Është ajo që ka bërë ushtaren Sabryna Schlagetter, e sapokthyer nga misioni i saj në Afghanistan, dhe “gruas” së saj Cheyenne Nicole. Një puthje pasionante mes çiftit që është bashkuar në Fort Carson, në Colorado, dhe që ka bërë xhiro në gjithë SHBA-të dhe botës mbarë. Dy gratë u martuan këtë vit në New Messico, për San Valentin, pak ditë para se nisjes së Sabryna në Afghanistan. /lapsi.al/

Të këshilluara

Pse na dhemb shpina?

Dhimbjet e shpinës janë shkaku më i madh i paaftësisë për punë. Kështu thotë njw sondazh i kohëve të fund...

15:41

10 fantazitë e femrave për seksin

Kur është fjala për krijimin e një raporti dashuror dhe seksual, femrat përgjithësisht lidhen me romantizmin. Mesa duket kjo ë...

18:08

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI