Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kinezët “klonojnë” Range Rover Evoque, tërbohen anglezët

Lapsi.al 23 November 2014
Kinezët “klonojnë” Range Rover Evoque, tërbohen

Kina nuk njeh më limite përsa i përkët kopjimit. Ajo është e famshme për kopjimin e modeleve të telefonave celularë, por tashmë po kopjon edhe automjetet. Kjo në këtë foto nuk është Range Rover Evoque, por një kopje e saj kineze, që duhet Landwind X7. Është identike në formë me fuoristradën e njohur angleze. Ky fakt i ka tërbuar anglezët, pasi kjo është një konkurrencë e pandershme. Sigurisht që kinezja Landwind X7 kushton disa herë me lirë.

 

Të këshilluara

Çfarë ngjyre duhet të hani bananen

Një grup i studiuesve japonezë zbuluan një fakt mjaft interesant në lidhje me bananen. Sipas këtij studimi, bananet sa më shum&eum...

21:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI